Këngëtari shqiptar maskohet si lypës, shtanget nga reagimet e qytetarëve të Tiranës

Këngëtari shqiptar maskohet si lypës, shtanget nga reagimet e qytetarëve të Tiranës

Këngëtari Besmir Sulaj

Besmir Sulaj është një këngëtar mjaft i dëgjuar shqiptar. Ai ka bërë ditët e fundit një eksperiment social në rrugët e Tiranës teksa është veshur si lypës. Besmiri është endur në rrugët e kryeqytetit për të parë se si do ta trajtonin njerëzit dhe se si do të ishte jeta e tij gjatë këtyre ditëve.

Ai tregoi në “Wake Up” se është shtangur nga reagimet aspak të mira të njerëzve. “Kishte nga ata që më ofenduan, më shihnin me arrogancë ose ishin indiferentë. Kam takuar shumë lypsa të tjerë. Vura re që ata brenda komunitetit kishin një ndihmesë për njëri tjetrin. Më pyetën a isha i ri në rrugë më thanë a kisha nevojë për të ngrënë. Ai donte të hiqte bukën e vetë për të ma dhënë mua,”- tregoi Sulaj.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK