Këngëtarja rrëfen kujtimet që ka nga Shqipëria: E vizitoj shpesh

Këngëtarja rrëfen kujtimet që ka nga Shqipëria: E vizitoj shpesh

Këngëtarja Eleni Foureira

Pak kohë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ka deklaruar origjinën e saj. Këngëtarja shqiptare  këtë vit do të përfaqësojë Qipron në Eurovizion dhe  ka dhënë një intervistë në mediat greke ku ka theksuar se e viziton shpesh atdheun e saj pasi ka gjyshërit ende në Shqiperi. Gjithashtu ajo thekson se ato kujtime që ka për vendin e saj nuk mund t'i harroj kollaj, ndonëse nuk ka jetuar shumë vite. 

Nuk harrohen, ato përvoja më kanë bërë kjo që jam sot. Të them të vërtetën, kam vetëm kujtime të mira. Ne jemi katër motra e vëllezër, një familje e madhe. Më kujtohen vite të bukur dhe papritur më kujtohet që ndryshon gjithçka. Nisi lufta, me plumba, me dhunë.

Eleni Foureira

Ajo nuk ka lënë pa përmendur gjyshërit e saj, arsyeja përse vjen shpesh në vendin tonë. 

Gjyshja dhe gjyshi jetojnë aty, dhe shkoj shpesh për t'i parë. Krenohen dhe gëzohen me aq sa kam arritur janë të lumtur për mua.

Eleni Foureira

Këngëtarja me origjinë shqiptare tashmë është një nga emrat më të lakuar në muzikën greke.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bushtra: 03/05/2018 21:20

    Jevgë është , jo shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin