Keni dhënë shtëpi me qira? Tatimet kanë një njoftim të rëndësishëm: Po ju kontrollojnë...

Keni dhënë shtëpi me qira? Tatimet kanë një njoftim të rëndësishëm: Po ju kontrollojnë...

Foto ilustruese

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton personat e paregjistruar në lidhje me detyrimin për të deklaruar dhe paguar tatimin mbi të ardhurat e përfituara nga dhënia me qira e shtëpive apo apartamenteve.

Gjatë sezonit turistik, Administrata Tatimore njofton se i ka kushtuar vëmendje të veçantë, garantimit të përmbushjes vullnetare të këtij detyrimi nga ana e individëve, të cilët shfrytëzojnë këto mjedise për pushimet verore. AT, në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, do të shfrytëzojë çdo burim informacioni për të identifikuar këto transaksione.

Individi, përfitues i të ardhurave është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë në organin tatimor përkatës tatimin në masën 15% të të ardhurave të realizuara, jo më vonë se data 20 e muajit që pason muajin në të cilin është kryer pagesa.

Deklarimi kryhet vetëm elektonikisht, sipas hapave të mëposhtëm:

– Hyni në faqen zyrare: www.tatime.gov.al
– Në menynë “e-Shërbime” zgjidhet rubrika “individët”, në të cilën klikohet për të aksesuar llogarinë e deklarimit elektronik.
– Hapni dritaren e aksesimit në llogari, ku si emër përdoruesi vendoset numri personal (sipas Kartës së Identitetit dhe jepet fjalëkalimi përkatës).
– Për të aksesuar llogarinë, duhet të zgjidhet: “E lexova dhe bie dakord me termat dhe kushtet”.
– Me hyrjen në llogari, në menynë “Deklarata” zgjidhet “Tatimi në Burim”.
– Tek rubrika “Deklarata të padorëzuara” listohen deklaratat, që duhet të plotësohen.
– Zgjidhet periudha për të cilën do të kryhet deklarimi.

Individi përfitues i të ardhurave, plotëson rubrikën 15 “Pagesat për qiratë” të deklaratës së tatimit të mbajtur në burim, duke hedhur shumën mujore të përfituar nga qiratë dhe tatimin e llogaritur në masën 15%.

Duke klikuar butonin “Dorëzo”, deklarimi përfundon dhe dorëzohet në Administratën Tatimore.

Pas dorëzimit, deklarata mund të printohet për efekt dokumenti, duke klikuar butonin “Printo”.

Për kryerjen e pagesës, individi, përfitues i të ardhurave, në menynë “Deklarata të dorëzuara”, zgjedh periudhën përkatëse dhe shtyp butonin “Printo Urdhër Pagesë”. Ky urdhër i printuar shërben për të kryer pagesën në sportelet e bankave të nivelit të dytë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u kujton tatimpaguesve se përmbushja vullnetare e detyrimeve, përveçse është një detyrim ligjor, vlerësohet edhe si një akt qytetar, që vullnetin për forcimin e shtetit ligjor. /Monitor.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haruni: 21/08/2018 01:38

    QEVERIJA RAMA RRJEPJE NE MAKSIMUM TE POPULLSISE PA PERCAKTUAR NJE MINIMUM JETIK PER TE JETUAR QEVERIJA ME RRAKSIONARE E GJITHE KOHRAVE POPULLI PO ZIEN VOTIMET AS QE BEHET FJALE QE PS NUK FITON PO RREVOLTA E POPULLIT DO SHPERTHEJE DHE RAMA DO PERFUNDOJE SI BUSTI SH ENVER QE E TERHOQEN ZVARRE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sanchez mund të japë dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë

Sanchez mund të japë dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë