Keni një ide gjeniale biznesi? Kompania më e madhe shqiptare ju financon që ta vini në jetë, ja ç’duhet të bëni!

Keni një ide gjeniale biznesi? Kompania më e madhe shqiptare ju financon që ta vini në jetë, ja ç’duhet të bëni!

Keni patur gjithnjë një ëndërr në sirtar për të cilën nuk u është dhënë mundësia ta realizoni? Dëshironi të ndihmoni komunitetin tuaj, të kontribuoni për shoqërinë shqiptare dhe keni një ide gjeniale, e cila deri më tani nuk është kuptuar apo vlerësuar siç duhet?

Nëse je një person me ide biznesi dhe synon të bësh një kthesë rrënjësore në jetën tënde dhe të atyre përreth, atëherë ky është momenti i duhur.

Pas suksesit me dy edicionet e para, Grupi Balfin paraqet për të tretin vit radhazi projektin “Ideja Jote për Biznes”.

Edhe sivjet, në fokus do të jenë bizneset “Start Up” dhe vëmendja e veçantë do t’u kushtohet ideve inovative dhe propozimeve për biznese që nuk janë aplikuar më parë në vend ose që janë rikonceptuar sipas kushteve dhe zhvillimeve të tregut dhe teknologjisë.

Një nismë e tillë ndërmerret në kuadër të përgjegjësisë sociale të Grupit Balfin, i cili kërkon t’i japë zhvillim ideve të reja të biznesit.

Fitues i edicionit të vjetëm u shpall Enea Jorgo me projektin e tij “Select App”.

Bëhet fjalë për një platfomë dixhitale e cila do të operojë si B2B ndërmjet furnitorëve dhe bizneseve të pakicës.

Kjo platformë dixhitale do të përfshijë një aplikacion për IOS /Android si dhe Web.

Në dy vitet e para të projektit “Ideja Jote për Biznes” pjesëmarrja dhe interesi ka qenë shumë i madh si nga Shqipëria, ashtu dhe nga trevat e tjera shqipfolëse, për të cilët projekti është i hapur gjithashtu.

Qëllimi i këtij programi është të kontribuojë në ekonominë e vendit dhe të ndihmojë gjeneratën e ardhshme të inovatorëve shqiptarë të jenë të suksesshëm edhe në tregjet globale. Në këtë këndvështrim, të gjithë ata individë apo grupe individësh që kanë një ide biznesi dhe dëshirojnë ta kthejë atë në një biznes fitimprurës, mund të bëhen pjesë e programit duke ndërtuar një strategji biznesi.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet faqes zyrtare të Grupit Balfin, konkretisht në linkun http://balfin.al/index.php/al/projekte, ku do të gjejnë edhe një informacion më të zgjeruar mbi programin.

Për projektin më të mirë fitues do të ofrohet shpërblim financiar në formën e një granti i cili do të ndihmojë në vënien në jetë të idesë fituese.

Gjithashtu, për fituesin e vendit të dytë do të ofrohet suport në përgatitjen e dokumentacionit të duhur si dhe do të orientohet në adresimin e institucioneve financiare dhe atyre mbështetëse për të aplikuar për fonde.

Informacion të plotë mbi programin “Ideja Jote për Biznes” do të keni mundësi të gjeni në faqen zyrtare të Grupit Balfin www.balfin.al dhe në rrjetet sociale të tij.

Grupi Balfin është grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e fashionit dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, Jumbo, SPAR, etj.

*Cfarë duhet të dini mbi “Ideja jote per Biznes”?
“Procesi fillon me paraqitjen e një aplikimi. Pasi të keni dorëzuar kërkesën tuaj për të qenë pjesë e programit, Komisioni Vlerësues do ta marrë atë në shqyrtim. Nëse ideja juaj konsiderohet e vlefshme për të kaluar në fazën tjetër, ju do të njoftoheni dhe do të vazhdoni më tej punën për të ndërtuar një plan të mirëfilltë biznesi duke u kosultuar me profesionistët më të mirë të fushës.

Nëse përzgjidheni si një ndër finalistët e programit atëherë ju do të prezantoni projektin tuaj përpara jurisë, pasi të keni reflektuar rekomandimet në përmirësimin e gjithë elementeve të tij.

Nga kjo fazë do të dalin edhe fituesit të cilët do të kenë mbështetjen e Grupit Balfin në realizimin e ideve të tyre si dhe shansnin për të fituar një çmim monetar për të nisur biznesin.”


Grupi Balfin paraqet për të tretin vit radhazi projektin “Ideja Jote për Biznes”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh