Keni parë ndonjëherë haluçinacione?! Ja shpjegimi i llojeve të tyre

Keni parë ndonjëherë haluçinacione?! Ja shpjegimi i llojeve të tyre

Foto ilustruese

Është bërë një studim dhe në bazë të tij mund të kuptoni llojin e halucinacionit që keni parë. Halucinacionet janë dukuri të cilat nuk ndodhin në të vërtetë por mendja jonë i bën të duken të tilla. Madje ka njerëz të cilët fiksohen aq shumë dhe i përjetojnë vazhdimisht si ngjarje të vërteta. Bazuar në llojin e halucinacionit më poshtë keni shpjegimet përkatëse.

Halucinacionet vizuale

Kjo do të thotë të shikosh diçka që nuk është me të vërtetë aty. Edhe pse kjo tingëllon e llahtarshme, është një dukuri e zakonshme e cila mund të shkaktohet si rezultat i ilaçeve ose kombinimit të disa prej tyre. Halucinacionet vizuale mund të shkaktohen edhe si rezultat i gjendjes së rënduar mendore, migrenës ose varësisë ndaj alkoolit.

Halucinacionet dëgjimore

Kjo ndodh kur personat dëgjojnë gjëra të pavërteta. Sipas Neës Medical, ky është dhe lloji më i përhapur i halucinacioneve midis pacientëve me skizofreni, por mund t’u ndodhë shpesh edhe personave të cilët mund të dëgjojnë zërin e personave të dashur që nuk jetojnë më.

Halucinacionet e prekjes

Halucinacionet e prekjes ndodhin kur ndien diçka mbi lëkurë, por që në të vërtetë nuk është aty. Kjo ndodh si rezultat i alkoolizmit ose abuzimit me drogën. Halucinacionet më të zakonshme janë ato të mendimit se një insekt ose gjarpër është mbi lëkurë.

Halucinacione të përjetimit

Këtu përfshihen të gjitha halucinacionet e gjendjes trupore, ku individët që e kanë përjetuar thonë se kanë pasur ndjesi si fluturim, lundrim ose një eksperiencë jashtë trupit të tyre. Kjo mund të shpjegojë edhe ndjesinë se ti ose një pjesë e jotja gjendeni në një vend tjetër, ose mund të ndieni praninë e ndonjë të vdekuri.

Halucinacionet nuhatëse

Këto lloje halucinacionesh përfshijnë nuhatjen e aromave që nuk ekzistojnë realisht dhe, sipas Counselors Soapbox, është një nga format më të rralla të halucinacioneve. Zakonisht këto aroma janë të pakëndshme, si aroma e të vjellës ose feçeve. Kjo mund të ndodhi së pasojë e një dëmtimi në tru ose për shkak të epilepsisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përfiton nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj

Përfiton nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj