Kërcënimi i gazetarit të Report Tv, reagon Vokshi: Agresori u la i lirë, Julian Shotës i rrezikohet jeta

TIRANE-Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias, Albana Vokshi ka reaguar përmes një statusi në faqen e saj në Facebook pas kërcënimit të gazetarit të Report Tv në Fushë Krujë dhe lirimit të agresorit nga policia.

Vokshi shprehet se kërcënimi i gazetarit Julian Shota menjëherë pas breshërisë me plumba në mes të natës, në muret e shtëpisë së familjes së Klodiana Lalës, dëshmon që liria e medias dhe jeta e gazetarëve në Shqipëri është çdo ditë e më shumë e kërcënuar.

Deputetja e PD shton se lirimi i agresorit rrezikon jetën e gazetarit dhe familjes së tij. Vokshi e mbyll reagimin duke i bërë thirrje prokurorisë dhe policisë që ‘nuk duhet të bëhen vegël e krimit pasi mosreagimi i duhur, mbrojtja e kërcënuesve, jo vetëm sjell mbulimin e të vërtetës e shtrembërimin e realitetit, por lë terren që ngjarje të tilla të përsëriten’.

Julian Shota, korrespondenti i Report TV u kërcënua me armë në kokë dhe nuk u lejua të raportonte mbi shpërthimin e ndodhur në një bar-kafe në Laç. Pronari i lokalit i vuri pistoletën në kokë, i filmoi makinën dhe e kërcënoi Julianin bashkë me babain e tij, kameraman.

Kjo ngjarje, e cila vjen menjëherë pas breshërisë me plumba në mes të natës, në muret e shtëpisë së familjes së Klodiana Lalës, dëshmon që liria e medias dhe jeta e gazetarëve në Shqiperi është çdo ditë e më shumë e kërcënuar.

Pas lumit të fyerjeve, shantazheve, poshtërimeve të Kryeministrit Rama ndaj gazetarëve dhe mediave, që ai i quante “kazan", gazetarët janë shënjestruar, jo vetëm nga bandat kriminale të lidhura me pushtetin, por nga çdokush që bën pazare me pushtetin dhe Edin. Por, si në një marrëveshje të heshtur, asnjë institucion e askush nuk ka reaguar për gazetarin Shota.

Nga ajo çka raportohet, policia nuk i ka ardhur në ndihmë menjëherë gazetarit, ndërkohë që me urdhër të prokurorisë agresori është i lirë, duke rrezikuar jetën e gazetarit dhe familjes së tij, si dhe duke dhënë një tjetër provë tronditëse të kriminalizimit të të gjitha strukturave ligjzbatuese në vend.

Në emër të Partisë Demokratike dhe si Kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias, shpreh shqetësimin e madh për sjelljen e Policisë dhe Prokurorisë, të cilat nuk duhet të bëhet vegël e krimit pasi mosreagimi i duhur, mbrojtja e kërcënuesve, jo vetëm sjell mbulimin e të vërtetës e shtrembërimin e realitetit, por lë terren që ngjarje të tilla të përsëriten.

Albana Vokshi

Një ditë pasi gazetari i Report Tv Julian Shota që kishte shkuar të filmonte pasojat e një shpërthimi me tritol në lokalin e të fortit të laçit Llesh Buraku, nga i cili u kërcënua me armë në fytyrë, 'i forti' i Laçit ndonëse u shoqërua është akuzuar vetëm për veprën penale "Kanosje për shkak të detyrës" dhe jo për armëmbajtje pa leje. Madje një ditë më parë ai u la i lirë nga policia. Nuk dimë nëse një gjë e tillë është bërë për të lehtësuar pozitat e pronarit të lokalit, por policia e Kurbinit thotë se në momentin që kanë shkuar në vendin ku ndodhi kërcënimi nuk kanë gjetur armë zjarri, apo ndonjë send tjetër të kundraligjshëm.

Kujtojmë që Llesh Buraku është një personazh i njohur për policinë. Tre vite më parë ai u arrestua pasi dhunoi një inspektor të Inspektoratit të Shëndetit Publik, gjatë inspektimit në lokalin e tij. Për dhunën e ushtruar nga një punonjësi të shtetit që po ushtronte detyrën, Buraku u "dënua" nga Gjykata vetëm me një gjobë prej 150 000 lekë të reja.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet