Kërcënimi i gazetarit të Report Tv, reagon organizata 'Reporterët pa Kufij'

Kërcënimi i gazetarit të Report Tv, reagon organizata 'Reporterët pa Kufij'

Gazetari Julian Shota

Organizata "Reporterët pa kufij" ka reaguar mbi kërcënimin me armë të gazetarit të 'Report Tv' Julian Shota gjatë raportimit të një shpërthimi të ndodhur në qytetin e Laçit.  

Në deklaratën e shpërndarë në faqen e tyre zyrtare, shkruhej se gazetarët investigativë në Shqipëri kanë rënë pre e kërcënimeve dhe sulmeve të përsëritura. Sipas tyre ky sulm ndaj gazetarëve (fillimisht ndaj Klodiana Lalës dhe më pas ndaj Julian Shotës), dëshmojnë  klimën e pasigurisë dhe të dhunës që mbretëron në vend.

Gjuajtja me kallashnikov mbi shtëpinë e një reportereje dhe kërcënimi me armë i një tjetri gazetari janë metoda të papranueshme, që kërkojnë të trembin gazetarët, që ata të heshtin për aferat e dyshuara të krimit të organizuar që mbretëron në Shqipëri. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të dënojnë publikisht dhe në mënyrë të vendosur çdo sulm dhe të mbrojnë gazetarët për aq kohë sa të jetë e nevojshme, në mënyrë që ata të mund të kryejnë misionin e tyre të informimit.

Pauline Adès-Mével, shefja e zyrës së Reporterëve Pa Kufij për Evropën dhe Ballkanin

Në raportin e 2018-tës, Shqipëria u rendit e 75-ta për Lirinë e Shtypit.

NGJARJA

Një ditë pasi gazetari i Report Tv Julian Shota që kishte shkuar të filmonte pasojat e një shpërthimi me tritol në lokalin e të fortit të laçit Llesh Buraku, nga i cili edhe u kërcënua me armë në fytyrë. 'I forti' i Laçit ndonëse u shoqërua është akuzuar vetëm për veprën penale "Kanosje për shkak të detyrës" dhe jo për armëmbajtje pa leje. Madje një ditë më parë ai u la i lirë nga policia. Nuk dimë nëse një gjë e tillë është bërë për të lehtësuar pozitat e pronarit të lokalit, por policia e Kurbinit thotë se në momentin që kanë shkuar në vendin ku ndodhi kërcënimi nuk kanë gjetur armë zjarri, apo ndonjë send tjetër të kundraligjshëm.

Kujtojmë që Llesh Buraku është një personazh i njohur për policinë. Tre vite më parë ai u arrestua pasi dhunoi një inspektor të Inspektoratit të Shëndetit Publik, gjatë inspektimit në lokalin e tij. Për dhunën e ushtruar nga një punonjësi të shtetit që po ushtronte detyrën, Buraku u "dënua" nga Gjykata vetëm me një gjobë prej 150 000 lekë të reja.

Reporterët pa kufij

DEKLARTA E PLOTË:

Shqiperi, Gazetaret investigativë viktima të kërcënimeve dhe sulmeve të përsëritura.

4 ditë pas sulmit me armë në shtëpinë e gazetares investigative, Reporterët pa Kufij shprehin keqardhjen për kërcënimin me jtë të një tjetër gazetari shqiptar.

Korrespondenti i televizionit Report TV, Julian Shota, të hënën e 3 shtatorit shkoi në qytetin e vogël të Laçit për të raportuar një shpërthim të ndodhur në një kafe. Sapo mbërriti në vendin e ngjarjes, gazetari u kërcënua nga pronari i lokalit, i cili I kërkoi të mos filmonte ngjarjen dhe më pas mbushi pistoletën për ta qëlluar atë. “ Ju detyrohem për jetën atyre që më shpëtuan, duke i bllokuar dorën për të mos më qëlluar, në momentin e fundit”- tregon i tronditur Julian Shota për televizionin Report TV, pak orë pas ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e shpërthimit në bar-kafenë, ku nuk pati viktima. Pronari i lokalit, autor i kërcënimeve u shoqërua në polici për t’u marrë në pyetje, para se të llihej I lirë, të martën në mëngjes.

“Laçi njihet si një qytet me rrezikshmëri për shkak të veprimit të grupeve të fuqishme kriminale dhe ku policia duket se e ka vështirë t’ju gjejë “adresën”- tregon për Reporterët pa Kufij një gazetar shqiptar, i cili kërkoi të mbetet anonim, duke shtuar se: "Për të kryer hetimet e tyre, gazetarët përballen çdo ditë me krimin e organizuar, për paga të varfra".

Ky sulm ndaj gazetarëve, i dyti në një javë, dëshmon për klimën e pasigurisë dhe të dhunës që mbretëron në vend, e ku gazetarët janë viktimat e saj.

E enjte 30 gusht, shtëpia e gazetares investigative, e specializuar në mbulimin e çështjeve kriminale në vend, me një eksperiencë më shumë se 10-vjeçare, u sulmua me kallashnikov nga persona të panjohur. Pak orë pas sulmit, që nuk pati viktima, Klodiana Lala deklaroi në faqen e saj në facebook që ky sulm ishte i lidhur me aktivitetin e saj professional. Ajo është marrë në mbrojtje nga policia.

“Gjuajtja me kallashnikov mbi shtëpinë e një reportereje dhe kërcënimi me armë i një tjetri gazetari janë metoda të papranueshme, që kërkojnë të trembin gazetarët, që ata të heshtin për aferat e dyshuara të krimit të organizuar që mbretëron në Shqipëri”,- deklaron Pauline Adès-Mével, shefja e zyrës së Reporterëve Pa Kufij për Evropën dhe Ballkanin.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të dënojnë publikisht dhe në mënyrë të vendosur çdo sulm dhe të mbrojnë gazetarët për aq kohë sa të jetë e nevojshme, në mënyrë që ata të mund të kryejnë misionin e tyre të informimit ".
Në 2018, Shqipëria u rendit e 75-ta, në raportin e Reporterëve pa Kufij për Lirinë e Shtypit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet