‘Kërcënohem nga pronarët e basteve’, Braçe: Marr çdo ditë 25 mesazhe të neveritshme, s’më bëjnë dot presion

‘Kërcënohem nga pronarët e basteve’, Braçe: Marr çdo ditë 25 mesazhe të neveritshme, s’më bëjnë dot presion

Erion Brace, deputet i PS

Mbyllja e lojërave të fatit nga qeveria para fundit të këtij viti është kthyer në një nga temat kryesore të debatit politik dhe publik në vend. Vendimi i qeverisë ka hapur një valë debati pro dhe kundër, ndërkohë që deputeti socialist Erion Braçe tregon presionet që vijnë nga biznesmenët që kanë në pronësi kompanitë  e basteve. Në një lidhje telefonike për gazetarin Flavio Qarri, në emisionin ‘Kafein’ në Intv, Braçe ka thënë se çdo ditë merr të paktën 20-25 mesazhe kërcënuese nga këta biznesmenë.

Braçe, ka sqaruar edhe vendimin e qeverisë për mbylljen e basteve.

Nuk ka ditë që nuk marr 20-25 mesazhe nga njerëz të kësaj industrie në këtë vend, janë kthyer në sms të neveritshme dhe që ushtrojnë presion mbi deputetin e kuvendit me lloj -lloj formash. Ata nuk mund të më presionojnë, pasi secili që ka shkruar, ka marrë përgjigje të qartë, pra mbyllja e të gjitha aktiviteteve të basteve sportive. Mbyllja e aktiviteteve të basteve sportive, lojërave online,  nëpër lagje etj., ajo që kam propozuar është se shteti që do vendosë si do organizojë këtë aktivitet në rast se do ekzistojnë. Edhe kazinotë duhet t’i nënshtrohen një tatimi të ri. Me ligj, kazinotë duhet të zhvendosen nga zonat e banuara, nuk jam dakord me tatimit që kanë. Kam parë normat e fitimit të tyre dhe jam i llahtarisur arrijnë deri në 49%. Me këto norma duhet një tatim mbi fitimin e tyre dhe thuajse konfiskues.

Erion Braçe, deputet i PS

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 17/10/2018 16:07

    Te rrujn lesht.

    Përgjigju
  • Feli: 17/10/2018 12:16

    Kshu esht kur jep premtine ne fushate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet