Kërcënohet me jetë babai i Meghan Markle: Do të të vras

Kërcënohet me jetë babai i Meghan Markle: Do të të vras

Dukesha e Sussex Meghan Markle dhe babai i saj Thomas Markle

Thomas Markle ditët e fundit ka marrë kërcënime me vdekje. Ai është kërcënuar nga ish-i dashuri i mikeshës së tij të ngushtë Lori Davis.  “Mirror” shkruan se babai i Dukeshës së Sussex është kërcënuar disa herë nga Jose Sandoval, i cili njihet si një person me probleme me ligjin. Sandoval thuhet se ka mban nën presion ish-të dashurën Lori Davis, 38 vjeç dhe vajzën e saj 11-vjeçare Jocelyn.

Mësohet se javën e kaluar Sandoval ka kaluar në shtëpinë e zotit Markle dhe ka bërtitur: “Unë do të vras, ti ….”. 

“Tom ka qenë vetëm një mik që më ka mbështetur. Ai më ka qëndruar pranë mua dhe vajzës sime dhe më vjen keq që është përfshirë në këtë situatë të dhunshme dhe abuzive. Ai është personi më i sinqertë dhe më i mirë që njoh dhe figura më e qëndrueshme mashkullore që vajza ime ka njohur ndonjëherë. Ish-i dashuri im është i çmendur. Jose më ka kërcënuar se do të më vrasë mua dhe vajzën time dhe ka kërcënuar me jetë shumë herë Tom,”- është shprehur Davis.

Babi i Meghan Markle, Thomas, shoqja e tij e ngushtë Lori Davis me vajzën e saj Jocelyn dhe kërcënuesi, Jose Sandoval

Davis u njoh me babain e Meghan përmes një miku të përbashkët kur jetonin në të njëjtin komuntet. Ajo u akuzua nga Jose se ishte e dashura Markle pasi çifti u fotografua në një restorant italian.  Lori e përshkroi ish-të dashurin e saj si person me probleme mendore.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Arsenali 'shuplakë' Chelseat, e shkërmoq 5-0 në Londër! 'Topçinjtë' në krye të Premier League

GOLAT/ Arsenali 'shuplakë' Chelseat, e shkërmoq 5-0 në Londër! 'Topçinjtë' në krye të Premier League