Kërkohej në Belgjikë për trafik droge, Interpol-i arreston në Morinë 31-vjeçarin nga Kosova

Kërkohej në Belgjikë për trafik droge, Interpol-i arreston në Morinë 31-vjeçarin nga Kosova

Pika e kalimit kufitar Morinë

Arrestohet në doganën e Morinës një 31-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika për trafik droge. Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij, në shtetin e Belgjikës. 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Morinë në hyrje bënë ndalimin e shtetasit kosovar Valdrin Nikqi, 31 vjeç, banues në fshatin Nebergjan, Kosovë.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Belgjikë. Gjykata e Shkallës së Parë Bruges-Belgjikë, më datë 25.11.2016, e ka dënuar 2 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Belg.

Në përfundim të veprimeve hetimore Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin belg, si dhe referuan materialet për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arjani: 04/09/2018 13:33

    Policia arreston te huajt per llogari te belgjikes, po ate shkodranin kriminel ( S.Bajri) pse nuk e arreston policia po per llogari te belgjikes apo eshte mik i dikujt?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund