Kërkohej nga Interpoli, sekuestrohet në Kakavijë kamioni i vjedhur

Kërkohej nga Interpoli, sekuestrohet në Kakavijë kamioni i vjedhur

Kamioni i sekuestruar në Pikën e kalimit Kufitar në Kakavijë

Një kamion i cili rezultonte i vjedhur në Greqi është bllokuar dhe sekuestruar në Pikën e Kalimit Kufitar në Kakavijë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ditën e sotme, rreth orës 15:00 në hyrje të Republikës së Shqipërisësi rezultat i kontrolleve të vazhdueshme është bllokuar kamioni i tipit Mercedes Benz me targa ZHE4429. Ky mjet rezultonte i vjedhur në Greqi dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpoli.

Njoftimi i policisë

Ne vijim te masave te ndermarra nga policia kufitare per goditjen e trafiqeve te paligjshme, sot rreth ores 15:00 ne hyrje te Republikes se Shqiperise si rezultat i kontrolleve te vazhdueshme nga punonjesit e ketik stacioni, u krye bllokimi i nje automjeti tip kamion, i markes Mercedes Benz me targa ZHE4429, pasi ky kamion ishte i vjedhur ne Greqi dhe i shpallur ne kerkim nga Interpoli, fakt i cili nuk eshte kapur nga punonjesit e doganes greke. Ky automjet po sillej ne shqiperi nga shtetasi S.B nga Tepelena.

Policia kifitare e Pikes Kalimit Kakavije mbetet e vendosur te luftoje cdo fenomen te trafiqeve te paligjshme dhe te vendos para drejtesise autoret.U krye bllokimi dhe sekuestrimi i mjetit ndersa autori eshte shoqeruar ne ambientet e DVP Gjirokaster per veprime te metejshme si i dyshuar per kryerjen e vepres penale "trafikim i mjeteve motorike”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PS-së: Të bëjmë një ligj për të tredhur personat që abuzojnë me fëmijët

Deputeti i PS-së: Të bëjmë një ligj për të tredhur personat që abuzojnë me fëmijët