Kërkohet një person që të përkëdhelë 55 mace, paga shumë e mirë

Kërkohet një person që të përkëdhelë 55 mace, paga shumë e mirë

Macet në ishullin Siros

Je një person që i adhuron macet dhe do të kujdesesh për to? Atëherë edhe për ty ka një vend pune të lirë, ku dashuria jote për macet do të shpërblehet me një pagë shumë të mirë. Në një njoftim të bërë në Facebook, i cili ka bërë xhiron e rrjetit shkruhet se kërkohet një person që të kujdeset për 55 mace.

Njoftimi i çuditshëm është bërë nga God’s Little People Cat Rescue në Greqi. “Kërkohet një adhurues macesh që të dijë të kujdeset dhe të menaxhojë shumë mace. Ai ose ajo duhet të jetë më i madh se 45 vjeç, të jetë i përgjegjshëm, i ndershëm, të ketë një zemër të bardhë, t’i ushqejë dhe t’i çojë te veterineri. Gjithashtu duhet të dijë të drejtojë dhe makinën,”- shkruhej në njoftim.

Sipas mediave personi që kërkon të punësojë kujdestarin e maceve do të largohet për 6 muaj nga ishulli dhe do që macet e tij të kenë një njeri që të kujdeset për to në mungesë të tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale