Këshilla si ta parandaloni djersitjen e tepërt gjatë verës

Këshilla si ta parandaloni djersitjen e tepërt gjatë verës

Foto Ilustruese

Djersitja është mënyra e trupit që t`ju mbajë të freskët gjatë periudhave të ngrohta. – Por a është djersitja edhe e tepërt? Vera është e pavlerë nëse e kaloni atë duke ndenjur brenda. Këtu pra janë disa këshilla që të qëndroni të freskët, të thatë dhe pa djersë këtë verë.

1. Reduktoni Kafeinën

Kafeina stimulon sistemin nervor qendror, i cili aktivizon gjëndrat e djersitjes. Kështu që sa më shumë kafeinë konsumoni, aq më shumë do të djersini.

2. Konsumoni më pak ushqim pikant

Ashtu sikurse kafeina, ushqimet e pikante ( djegëse) aktivizojnë neurotransmetuesit e trurit, duke ju bërë  kështu të djersini më shumë. Capsaicin, është një kimikal i gjetur në speca djegës që të bën të djersitesh.

3. Mos u mbështetni tek deodorantët

Përderisa një deodorant do ta mbulojë një erë të keqe, një antiperspirant është ai, i cili në të vërtetë do t`ju ndaloj së djersituri. Kjo për shkak se antiperspirantët përmbajnë kripëra alumini, të cilat i mbyllin gjëndrat e djersëve dhe e pakësojnë djersën, e cila kalon nëpër trup. Fatmirësisht, në shumë farmaci tani mund të gjinden antiperspirant, të cilët përmbajnë më shumë kripëra alumini, se shumë antiperspirantë të zakonshëm. Ekspertët e dermatologjisë këshillojnë të përdoret dy herë në ditë, dhe njëherë natën.

4. Mbani freskët pjesët intime

Nënsqetullat nuk janë vendi i vetëm, i cili djersin gjatë verës, por janë edhe pjesët intime. Dermatologët këshillojnë qe të përdorni antidjersa më shumë në këto pjesë. Gjithmonë duke pasur kujdes nga irritimet, në atë rast duhet të ndaloni së përdoruri menjëherë.

5. Ndërroni veshjet

Nëse do të qëndroni për një kohë të gjatë jashtë, vishni diçka të pambuktë. Rrobat e stërvitjes që thithin djersët, gjithashtu mund të ju ndihmojnë të qëndroni pa djersitur. Nëse keni këmbë që mbajnë erë dhe djersijnë shpejt, mos mbathni këpuce të mbyllura pa çorape. Këpucët nuk ta largojnë djersën, ato janë vend i errët dhe me lagështi që krijon një vend perfekt për baterie që mbajnë erë dhe vetëm sa i bënë të shumohen. Ndërsa, çorapet, mundë ta thithin djersën para se ajo të filloj t’u jap erë të keqe këpucëve. Mbathni çorape pambuku sepse janë më efektive se çdo material tjetër në largimin e djersëve.

6. Provoni një alternativë tjetër trajtimi

Nëse ndryshimi i dietës, rrobave apo deodorantit nuk ju ndihmon ta largoni djersitjen e tepërt, atëherë flisni me një mjek. Tani ekzistojnë disa barëra dhe disa trajtime që mund t'ju ndihmojnë me problemin e djersitjes.

7. Zgjidhni të përdorni barëra

Nëse preferoni të qëndroni larg gjilpërave, mundë të provoni barëra si Glycopyrrolate që bllokon impulset e nervave të gjëndrave të djersës. Ndërsa Glycopyrrolate është efektiv dhe funksionon shpejtë, ai ka edhe efekte anësore, si mbinxehtësi, gojë të tharë dhe sy të tharë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 01/08/2018 13:35

    Keshilla praktike nga doktor tregetia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale