Khabib mposht McGregor, sherri vijon edhe jashtë kafazit, rusi sulmon stafin e irlandezit (VIDEO)

Khabib mposht McGregor, sherri vijon edhe jashtë kafazit, rusi sulmon stafin e irlandezit (VIDEO)

Nga dueli Khabib Nurmagomedov dhe Konor MCGregor

Khabib Nurmagomedov është mbreti i UFC për peshat e lehta duke qenë se ka arritur të mbrojë titullin kampion përballë famëkeqit irlandez, Konor McGregor. Dueli i zhvilluar në Nevada të Shteteve të Bashkuara ka qenë jo pak emocionues me përleshjet që kanë vazhduar edhe jashtë kafazit.

 

Megjithëse Khabib mori fitoren e 27 në karrierë ndaj një rivali me emër si McGregor, titulli kampion nuk iu dha në ring për arsye sigurie, duke qenë se situata degradoi në një sherr masiv. Ka qenë pikërisht rusi Khabib ai i cili pasi ka triumfuar ndaj MekGregorit ka dalë nga kafazi duke sulmuar stafin dhe ndihmësit e irlandezit. Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën që dukej se po dilte jashtë kontrollit prandaj, për arsye siguri titulli kampion nuk iu dha në moment.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

KSHZ: Osmani prin me vota në Çair e Tetovë, Taravari prin në Gostivar me dallim prej 75 votave

KSHZ: Osmani prin me vota në Çair e Tetovë, Taravari prin në Gostivar me dallim prej 75 votave