Kim Kardashian po kalon një periudhë vërtetë të sikletshme, zbuloni arsyen

Kim Kardashian po kalon një periudhë vërtetë të sikletshme, zbuloni arsyen

Kim Kardashian dhe Kanye West

Të jesh e martuar me Kanye West nuk është e thjeshtë dhe këtë gjë e di e gjithë bota. Por, me sa duket, për Kim Kardashian kjo gjë po bëhet gjithmonë dhe më e vështirë.

Mirëpo pas vizitës së reperit në Shtëpinë e Bardhë dhe videove të çuditshme ‘live’ në rrjetet sociale, Kim po kalon një periudhë vërtetë të sikletshme.

Kim po mundohet shumë të shpëtojë martesën e tyre, por me të vërtetë që nuk di ç`të bëjë. Ajo është e frikësuar për shëndetin e Kanyes dhe për ndikimin që disa nga sjelljet e tij mund të kenë te fëmijët e tyre në të ardhmen.

Janë shprehur disa burime të afërta me Kim për Hollyewood Life.

Gjithashtu këto burime kanë shtuar se ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka frikë se zgjedhjet e gabuara të të shoqit mund ta shtyjnë drejt vendimeve drastike. Ajo po tregohet e duruar, e dashur dhe mirëkuptueshme, por nuk e di edhe sa situata të tilla ajo dhe familja e saj mund të përballojnë.

Mirëpo videot dhe postimet e Kanyes në rrjetet sociale nuk janë aspak normale dhe po shkaktojnë gjithmonë dhe më shumë debate me publikun. Prandaj, sa herë ai poston diçka, Kim ndihet në një presion shumë të madh dhe pret më të keqen. Se si do të shkojnë gjërat mes tyre, mbetet për t`u parë!

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Eliminimi nga Champions League sjell pasoja të rënda ekonomike për Barcelonën

Eliminimi nga Champions League sjell pasoja të rënda ekonomike për Barcelonën