Kinë, protestë makabre në kopshtin zoologjik të Janceng, gomari ofrohet si ushqim për tigrat/VD

Protestat në botë zhvillohen në forma nga më të ndryshmet. Ditët e fundit, në një video të postuar në kanalin Youtube, disa punonjës të kopshtit zoologjik të Janceng në Kinë shihen teksa protestojnë në një mënyrë sa të çuditshme po aq dhe makabre.

Ata hedhin në një hendek plot me ujë, nje gomar si ushqim për tigra. Sulmi i grabitësve është i shpejtë dhe i përgjakshëm. Gomari përpiqet në çdo mënyrë që të shpëtojë, por nuk ka aspak mundësi për dicka të tillë: vdekja e tij vjen e ngadaltë dhe e dhimbshme.

Në një deklaratë zyrtare të botuar në faqen e internetit kineze "Sina Weibo" (Cina Ueibo), thuhet se punëtorët e kopshtit zoologjik, përmes këtij akti, kishin për qëllim të protestonin kundër atyre që kujdesen për menaxhimin e kopshtit zoologjik.

Tanimë duket se mosmarrëveshjet mes pronarëve të kopshtit zoologjik dhe një tjetër kompanie, kanë çuar në ngrirjen e aseteve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në