Kineastët i japin lamtumirën Ilia Tërpinit, i biri: Do të bëj muze me xhirimet që s’kanë dalë asnjëherë

Kineasti Ilia Terpini u përcoll sot për në banesën e fundit. Operatori unik i 20 filmave artistikë ka nisur punën në vitin 1959 në ish- Kinostudion “Shqipëria e re”.  Disa nga filmat që ka filmuar janë “Dimri i fundit”, “Ballë për ballë”, “I teti në bronx”, “Mësonjëtorja” dhe “Flutura në kabinën time”. Por, ai nuk ndali me kaq, vazhdoi që të ishte aktiv me dokumentarë dhe kronika edhe pas viteve ’90. Kineastët që kanë punuar me të para viteve ’90 flasin për kontributin e madh, që Tërpini ka dhënë në kinematografinë shqiptare.  Ndërsa, djemtë flasin për thesarin, që kanë trashëguar prej tij.

Ilia, Ilia ka qenë një ndër operatorët më të mirë të kinostudios. Ai kishte lindur me syrin e kineastit.  Që në moshën 7-vjeçare ka apsur apart fotografik, mbase edhe kjo e ndihmoi që të bëhej shumë shpejtë një kinokronist i shquar i ish-kinosturdios sonë. Një kronist i mrekullueshëm, me një sy të mprehtë, dinte se çfarë të zgjidhte në kronikë. Kjo përvojë e madhe i dha mundësi që të kthehet edhe në regjisor në filmat dokumentarë, sidomos pas viteve ‘90 por ai ëhstë shquar për filmat artistë, është operatori i vetëm që ka marrë çmime të shumta për filmat artistikë. E ndiete shumë dramën. Kishte aftësitë që të diktonte të veçantat e çdo regjisori. Falë përgatitjes së tij, ishte në gjendje që të plotësonte të gjitha dëshirat etike të regjisorit, duke ruajtur profesionalitetin e tij. Do të na mungojë shumë. Shpresojmë që të kemi edhe një tjetër Ilia Terpini.

Regjisori Kristaq Dhamo

Kam punuar me Ilia Terpinin tek “Dimri i fundit”, unë edhe Ibrahim Muça, që nuk jeton më. Ishte puna jonë e parë, edhe ishte Ilia Terpini që na këshillonte edhe orientonte, se ai kishte një eksperiencë shumë të madhe. Gjëja e parë që tha ishte: Me borën nuk bëhet shaka, duhet që të dimë se si do t’i ndërtojmë gjërat atje. Ishte në një temperaturë minus 14 gradë. Kishim 27 gra me vete, që duhet që t’i drejtonim edhe orientonim për çdo mizaskenë që kishte filmi. Ilia ishte ai që na orientoi. Me të punohej jashtëzakonisht mirë. Ishte njeri që të shkarkonte streset. Dimri i fundit, kishte vështirësitë edhe kënaqësitë e veta, sepse ishte një film që për herë të parë bëhej në një masivitet të madh, që lëviznin në një terren shumë të vështirë. Ai ishte një djalë, asokohe, që të këshillonte për çdo gjë. Edhe në momentin që ishte e vështirë ai të thoshte se cila ishte rruga që duhet të bënim.

Kristaq Mitro, regjisor

Unë kam gati gjysëm shekulli që njihem me Ilian. Kemi bërë mjaft ekspedita për filmin dokumentar me të, kujtimet janë të shumta. Tani në këtë moment trishtimi e kam të vështirë që të kujtoj, sepse ishte një njeri që sa herë i bija telefonit, Ilia do të kishe pranë vetes. Arkivi i tij është një pasuri kombëtare që do të ndihmojë të gjithë brezat që do të vijnë me dhuntitë edhe me talentin që ka derdhur ai në coleluid.

Kujtim Gjonaj, regjisor

Njeriu i dashuruar pas së bukurës, pas kamerës që në fëmijëri. E njoh që ditën e parë që ka ardhur në Kinostudio.  Është rast unik, njeri kaq i apsionuar edhe kaq i dhënë. Nisi që të merrej edhe me regji, nisi në vitin 1959 në kinostudio me filmat artistikë. Një njeri që nuk rrinte në një vend, ka bërë historinë e Shqipërisë.

Abaz Hodo, ish inxhinier në ish- Kinostudio

Duke ndenjur përpara në shtëpinë e babait është dicka e përbrendshme, shpirti i njeriut, si shpirti i babit dhe brenda trupit tim ndodh edhe shkëndija e talentit të operatorit. Pavarësisht se unë kam mbaruar shkollën e mesme për pikturë, pastaj vazhdova për fotograf. Por, ka mbetur gjithmonë shpirti dhe dëshira ime që të bëhesha operator.

Zhani Tërpini, i biri

Për Zhani Tërpinin, operatori nuk ishte vetëm baba, por ai ishte një edukator, një mësues. “Mund të them që ishte aq i rreptë sa nuk të falte as gjërat më të vogla. Ishte shumë kërkues, më dukej vetja sikur isha në akademi, jo se duhet që të ngre babanë tim lartë, por kërkonte shumë më tepër”.  Me punën që Tërpini ka bërë, ai ka bërë historinë e Shqipërisë, të cilën jo çdokush e njeh “Nëse shteti do të më krijoi hapësira ose fonde do të mundohem që të bëjë ndonjë galeri apo ekspozitë, sepse arkiva e tij personale ëshë shumë e madhe. Është jo flori, por nuk mund që ta krahasojmë as me të. Janë xhirime të ndryshme, foto që në kohën e diktaturës, rrëzimi i bustit edhe deri në ditët e fundit”.

Disa nga xhirimet, që ende nuk janë parë janë;“Unë mund të them vetëm një rast, në momentin që ra busti në Tiranë, kishte pak kamera, ai shkoi në Kinostudio mori kamerën edhe ka bërë xhirime, të cilat nuk janë dhënë akoma. Është nëj sekret që e di ai edhe mund ta di edhe Arkivi i Filmit. Nuk janë dokumentuar. Unë kam qenë prezent edhe kur turma e ngriti hopa edhe e mbajti lart, deri kur janë bërë xhirime, që u shoqërua në Qytetin Studenti. Nuk i ka parë askush këto xhirime, se në periudhën që ai i ka xhiruar ishin shtetërore edhe duhet që të dokumentoheshin në shtet. Ndërsa më pas ka materiale që ka bërë në mënyrë private. Ai për mua nuk ka ikur, se nëpër shtëpi ka shumë materiale fotografike, që më kujtojnë momente të ndryshme me babën”.  Ilia Tërpini ishte “Artist i merituar” dhe “Mjeshtër i madh”. Është vlerësuar me medalje në 6 festivale të filmit. Ilia Tërpini u shua në moshën 82-vjeçare pas një sëmundje të rëndë në Francë. Homazhet në nderim të tij, para se trupi të përcillej për në banesën e fundit në Tufinë, u mbajtën në Muzeun Historik Kombëtar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh