Kishin zënë me shezllone plazhet publike, policia procedon 6 persona

Kishin zënë me shezllone plazhet publike, policia procedon 6 persona

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e forcave policore kryer mbrëmjen e djeshme, në Velipojë në kuadër të masave për sigurimin e rendit dhe goditjen e paligjshmërisë dhe për lirimin e hapësirave publike në plazh Velipojë.

Gjatë këtij aksioni u sekuestruan 1625 shezllone dhe u proceduan 6 shtetas për pushtimin e hapësirave publike.

Njoftimi i Policisë: 

Në këtë kuadër nga strukturat e D. V. P Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër të mbështetura dhe nga FNSH zhvilluan një operacion për lirimin e hapësirave publike të zëna pa lejen e autoriteteve lokale të cilët ushtronin këtë aktivitet në kundërshtim me ligjin duke mos paguar taksat dhe tatimet, është bërë zhbllokimi i hapësirave publike në plazhin Velipojë duke u sekuestruar 1625 shezllone në cilësinë e provës materiale.

Në kuadër të këtij operacioni të përbashkët u proceduan dhe ndiqen në gjëndje të lirë shtetasit:

M. B. 50 vjeç, P. Gj. 44 vjeç, L. M. 47 vjeç, V. M. 31 vjeç, E. M. 24 vjeç, N. M. 61 vjeç, të gjithë banues në Velipojë.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi janë konstatuar se kishin pushtuar hapesira publike në bregdet duke vendosur një numër të konsiderueshëm shezllonesh pa paguar detyrimet përkatëse dhe pa u paisur me dokumentacionin përkatës për aktivitetin e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të tyre për veprat penale ”Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” si dhe ”Pushtimi i tokës”, parashikuar nga nenet 180, 181 dhe 200 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë