POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kishte falsifikuar diplomën e masterit për mesataren, jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë në Spanjë

Carmen Montón

SPANJË- Ministrja e Shëndetësisë së qeverisë spanjolle të kryesuar nga Pedro Sanchez njoftoi ditën e djeshme dorëheqjen e saj nga kabineti, pas publikimeve në media për manipulimin e notave për marrjen e një diplome masteri.

Sapo i komunikova kryeministrin dorëheqjen time.

Carmen Monton

Sipas mediave spanjolle, ministrja u  diplomua me një mesatare prej 8.43 kur në të vërtetë nuk kishte marrë pjesë në gjysmën e lëndëve.

Postin i ministres i ka kaluar María Luisa Carcedo, 65-vjeç, e cila deri më tani ka qenë Komisionere e Lartë për Luftën kundër Varfërisë së Fëmijëve.

ke.mu.
Komento