‘Kishte një buzëqeshje rrezatuese’/ Flet kushëriri i shqiptarit që u vra në SHBA, 2500 $ për kapjen e autorit

‘Kishte një buzëqeshje rrezatuese’/ Flet kushëriri i shqiptarit që u vra në SHBA, 2500 $ për kapjen e autorit

Grei Frashëri

SHBA-Ende nuk ka asnjë person të arrestuar për vrasjen e shqiptarit Grei Frashëri në datë 7 shtator në Brooklyn. Ndërkohë që familjarët dhe shokët kanë ndezur qirinj në vendin ku ai u gjet i pajetë. Kristi Leka, kushëriri i 23-vjeçarit që humbi jetën u shpreh për mediat amerikane se po kalojnë një moment shumë të vështirë, ndërsa policia ka vendosur një shpërblim 2500 dollarë për cilindo që jep informacione për vrasjen e të riut shqiptar.

“Ne po përpiqemi që të qëndrojmë të fortë për prindërit. Por është shumë e vështirë. Unë jam rritur me atë, ai kishte një buzëqeshje rrezatuese” tha Kristi Leka, kushëriri i viktimës. Autoritetet dhe mediat lokale raportojnë se i riu u qëllua me disa plumba në qafë dhe u gjet i shtrirë përtokë. Autorët e ngjarjes janë larguar me shpejtësi me tre makina, pasi kanë kryer krimin. Ende nuk dihen autorët dhe shkaqet që kanë çuar në kryerjen e vrasjes.

Policia nuk ka arrestuar asnjë person për ngjarjen, e deri më tani, nuk ka të dhëna nëse shqiptari ka qenë i përfshirë në ndonjë konflikt të mundshëm. Mediat amerikane raportojnë se shqiptarit është tentuar t'i jepet ndihma e parë nga një agjent sekret, i cili e ka gjetur të gjakosur në rrugë. Ai e ka transportuar të riun në spital në gjendje kritike, por përpjekja e mjekëve nuk ka dhënë rezultat për shkak të plagëve të rënda të marra në pjesën e qafës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët