Kivi dhe panxhar, lëngu më i mirë për pastrimin tërësor të mëlçisë

Kivi dhe panxhar, lëngu më i mirë për pastrimin tërësor të mëlçisë

Kivi dhe panxhar

Detoksifikimi i organizmit është i një rëndësie të veçantë për arsyen se toksinat pengojnë qarkullimin e gjakut, shpërndarjen e oksigjenit dhe mbi të gjitha punën e mëlçisë. Për më tepër, eliminimi i toksinave është thelbësor për uljen e tensionit të lartë dhe parandalimin e atakut në zemër. Një nga kurat natyrale më të mira për pastrimin e mëlçisë është ajo me kivi dhe panxhar.

Si Të Përgatisni Kurën Natyrale Me Kivi Dhe Panxhar
Përbërësit

Gjysmë panxhari
1 kivi
1 gotë me ujë

Përgatitja

Qërojeni kivin dhe prijeni në copa të vogla.
Qërojeni panxharin dhe prijeni në copa dhe më pas hidhini në mikser. 
Përziejini panxharin dhe kivin mirë dhe lëngu është gati.

Vlerat Shëndetësore Të Kivit Dhe Panxharit

Kivi dhe panxhari janë ushqimet më të mira për pastrimin e mëlçisë dhe ëneve të gjakut nga toksinat. Panxhari i kuq vjen gjithashtu në ndihmë për të forcuar imunitetin. Ai përmirëson nivelin e shpërndarjes së oksigjenit në ccdo qelizë të trupit dhe rrit prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Panxhari është gjithashtu i pasur me vitamina dhe është efikas në përmbushjen e nevojës së organizmit për hekur. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, pirja e tre gotave më lëng kivi në ditë ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe për një imunitet të fortë. Kivi është shumë i pasur me fibër dhe rrjedhimisht pengon rritjen e kolesterolit të keq. Kivi rekomandohet edhe për parandalimin e kancerit të zorrës së trashë. Kivi është një frut ideal për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Ai ndihmon në mirëmbajtjen e nivelit të sheqerit në gjak. Duke qenë se kivi është shumë i pasur me vitaminë C, ai shmang mpiksjen e gjakut. Ndërkohë enzimat e panxharit dhe të kivit së bashku e mbrojnë mëlçnë nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira. Shëndeti i enëve të gjakut është i lidhur ngushtë me mëlçnë Lëngu i panxharit dhe kivit pastron enët e gjakut dhe çliron mëlçinë nga toksinat. Këtë lëng duhet ta përfshini sa më shumë në regjimin tuaj ushqimor./Agroweb

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Modeli “Benet Beci”, e vetmja rrugë për rrotacionin politik në Shqipëri

Modeli “Benet Beci”, e vetmja rrugë për rrotacionin politik në Shqipëri