Klosi inspekton impiantin e depurimit të ujërave të zeza në Tale: Model për të gjitha bizneset

Klosi inspekton impiantin e depurimit të ujërave të zeza në Tale: Model për të gjitha bizneset

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi ka inspektuar impiantin e depurimit të ujërave të zeza në një nga resortet në Tale të Lezhës. Klosi e ka cilësuar si një model që duhet të ndiqet nga të gjitha hotelet dhe bizneset.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit njoftoi se deri në datën 1 qershor të gjitha subjektet që shkarkojnë ujërat e zeza apo të ndotura në lumenjtë dhe dete duhet të kenë vendosur depuratorët. Pas kësaj date asnjë biznes i madh apo i vogël nuk do të lejohet të ushtrojë aktivitetin.

Prej shume kohësh e kemi thënë që ujërat e zeza nuk do lejohet të derdhen më në det dhe këtu kemi ardhur së bashku me një grup inxhinieresh për të parë 1 impiant të implementuar. Nga data 1 qershor ne do të veprojmë ndaj të gjithë atyre që shfrytëzojnë ujin e detit qofshin ato shtetërore apo private që nuk kanë depuratore për trajtimin e ujërave të zeza. 

Ajo çfarë shikojmë këtu është një investim i shkëlqyer i cili ndihmon edhe vetë kompaninë për të pasur ujë të trajtuar për nevojat e tyre të brendshme dhe natyrisht për krijuar një sistem që mbron në radhe të parë detin dhe pushuesit që do vijnë. Jemi besimplotë që këto përpjekje të para do të implementohen edhe në masa më të vogla e të mëdha në varësi të hoteleve pranë detit.

Forca e ligjit do të jetë e ashpër pas dates 1 qershor. Vazhdojmë të bëjmë thirrje që të gjithë pronarët e këtyre lokaleve apo resorteve të implementojnë të njëjtën teknologji. Është e mundshme, ka në Shqipëri disa variante, disa zgjidhje, dje inxhinierë të cilët afrojnë zgidhje nga me bashkëkohoret.

Jemi tashme në sezon, kanë ardhur turistët e parë dhe ajo çfare ofron bregdeti dhe natyra shqiptare por edhe vetë shqiptarët janë të krahasueshme me atë çfare ofrohet në rajon por natyrisht trajtimi i mjedisit është akoma shume larg asaj që duhet të jetë. Ne do të jemi shumë të ashpër me këdo që nuk zbaton lejen mjedisore në raport me shtetin për të pastruar ujërat e zeza dhe për të administruar mbetjet urbane.

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Plazhi ‘Pasqyrat’ në Ksamil ka ujin më blu në botë, lë pas edhe Greqinë!

Plazhi ‘Pasqyrat’ në Ksamil ka ujin më blu në botë, lë pas edhe Greqinë!