Klosi: Jemi kokëulur për jetët e humbura në plazhe, por s'mund të vëmë njerëz të shtetit për t'i ruajtur

Klosi: Jemi kokëulur për jetët e humbura në plazhe, por s'mund të vëmë njerëz të shtetit për t'i ruajtur

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ka folur për mbytjet e disa pushuesve në bregdetin shqiptar.

Klosi tha në Kuvend se janë kokëulur për humbjet e të gjitha jetëve në plazhet tona, duke shtuar se gjithashtu janë shpëtuar edhe shumë jetë falë punës dhe sistemeve të vendosura.

Përsëri kemi ngjarje për këtë ne jemi kokë ulur në humbje jetësh në plazhet tona, por ama sistemi i ruajtjes në plazhe pothuaj është ngritur në të gjithë Shqipërinë, jo në kushtet që duhet por ama kemi një sistem që po funksionon dhe kemi disa jetë të shpëtuara vetëm nga sistemi i ruajtjes së plazheve. Kemi një numër shumë të redukutuar të humbjes së jetës krahasuar me vjet në plazhe por përsëri një jetë e humbur na rrëzon gjithë atë çfarë ne themi, por duhet të jemi të gjithë së bashku atje, së bashku me pushtetin qëndror, së bashku me pushtetin lokal së bashku me vet, poseduesit, operatorët turistikê, të cilët duhet të kuptojnë se kjo është një përpjekje që duhet të vijë nga poshtë lart.

Blendi Klosi, ministër i Mjedisit

Deklarata e Klosit vjen dy ditë pasi në plazhet e vendit tonë u mbytën 3 persona, mes tyre edhe një turiste polake. Që nga fillimi i sezonit turistik, në bregdetin shqiptar kanë humbur jetën 8 persona, duke ngritur sërish alarmin se plazhet tona janë të pamonitoruara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani Sh: 09/07/2018 21:48

    Rreziku jone me ju n qeveri! Ato leket e luksit tuaj dhe t gjithe deputeteve si e perballoni? S keni faj ju por keni gjet nje popull gomar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Amnistia/ Lirohen 780 të dënuar, Manja nga burgu i Rrogozhinës: Merruni me punë të ndershme, mos e ktheni më kokën pas

Amnistia/ Lirohen 780 të dënuar, Manja nga burgu i Rrogozhinës: Merruni me punë të ndershme, mos e ktheni më kokën pas