Klosi: Vend-depozitimet larg lumenjve dhe zonave të banuara

Gjatë një deklarate për shtyp ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi prezantoi rregullat për vend-depozitimet: larg lumenjve dhe zonave te banuara.

Po ashtu ministri Klosi gjatë takimit me donatorët ku prezantoi Raportin Kombëtar për Zbutjen e Riskut në Vend-depozitime, deklaroi se rregullat e reja hartuar nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit, i japin fund situatës aktuale me vend-depozitimet, trasheguar ne 27 vite.

Ministri Klosi theksoi se ky raport vjen pas një skanimi 3 mujor të situatës nga 200 persona te angazhuar, ekspertë dhe zyrtare lokale dhe te Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Kemi përcaktuar tashmë standardet e reja të cilat bëjnë të mundur që të shkojmë drejt lejeve mjedisore për landfillet e vërteta apo vendepozitimet e mëdha por po ashtu t’i japim mundësi pushtetit lokal që me investime të vogla dhe me analizë të detajuar të kuptojnë se çfarë duhet bërë me landfillet ekzistuese..

Kemi përcaktuar tashmë standardet e reja të cilat bëjnë të mundur që të shkojmë drejt lejeve mjedisore për landfillet e vërteta apo vendepozitimet e mëdha por po ashtu t’i japim mundësi pushtetit lokal që me investime të vogla dhe me analizë të detajuar të kuptojnë se çfarë duhet bërë me landfillet ekzistuese. Sipas raportit që realizohet për here të parë konstatohen 199 vend- depozitime. Nga keto vetem 3 prej tyre kane leje te mjedisore ndersa 4 prej tyre kane leje te para vitit 2011. Nga raporti rezulton se duhet të mbyllen 62 vendepozitime 44 duhet të rehabilitohen dhe 93 të tjera duhet të zhvendosen. Të gjitha vendepozitimet do t’i nënshtrohen disa kritereve si: largësia nga vendet e banuara dhe lumenjtë, të jenë të rrethuara dhe të kontrollura dhe të plotësojnë standartet për të marrë lejet mjedisore deri në sistemimin e plotë të problematikës. Sot mund të themi që kemi një masterplan të pastrimit të shkaqeve të vërteta nga të cilat Shqipëria bëhet pis. Do të fillojë një plan patronazhimi në mënyrë që donatorët të investojnë në rehabilitimin e këtij realiteti të vështirë.

Ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!