POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

KLP, 'Dosjet' rrëzojnë PD: Jano
jo bashkëpunëtor i Sigurimit

Report TV mëson detaje të reja që lidhen me avokatin Kozma Jano, i nominuar nga Kuvendi si kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i vënë nën akuzë nga PD se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Menjëherë pas deklarimit të Partisë Demoktatike se Kozma Jano ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Telefoni”. Kuvendi Shqipërisë është vënë në lëvizje.

Një burim i tha Report TV se në kryesinë e Kuvendit kanë mbërritur dy dosje që disponohen për Jano nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve. Në letrën shoqëruese që mban firmën e Genta Sulës, kreut të këtij institucioni, thuhet se Jano nuk ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Partia Demoktatike deklaroi se Kozma Jano nga radhët e avokatëve, nga dokumentacioni që sipas selisë blu i është fshehur opozitës, rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin "Telefoni".

Kozma Jano ka qenë kryetar i Partisë Komuniste dega Lushnjë dhe në 2011 ka qenë kandidat në zgjedhjet lokale në listën e këshilltarëve. Kjo e dhënë është në faqen e KQZ. Vetë avokati Jano, i cili kandidon për një vend mes 11 anëtarëve të KLP, reagoi përmes një deklarate për mediat duke sqaruar se nuk ka qenë për asnjë ditë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. 

Dokumentin e publikuar nga Oerd Bylykbashi dhe Gazmend Bardhi, Jano e cilësoi të sajuar, ndërsa i bëri thirrje selisë blu që të tërheqë akuzat dhe të kërkojë ndjesë publikisht. 

faksimil

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com