KLSH, 95 botime në Panairin e Librit, kryetari Bujar Leskaj: Titujt janë impresionues

KLSH, 95 botime në Panairin e Librit, kryetari Bujar Leskaj: Titujt janë impresionues

Promovimi i librave të KLSH-së në Panair

Krahas dhjetëra shtëpive botuese, pjesëmarrëse në edicionin e XXI-të të Panairit të Librit, që u mbajt në Tiranë në datat 14-18 nëntor 2018, mori pjesë edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ky ishte viti i gjashtë radhazi, por me një performancë në rritje, duke u paraqitur me 95 botime përkundrejt 17 botimeve të vitit 2013, kur mori pjesë për herë të parë në këtë panair. Botimet e KLSH, krahas informimit të opinionit të gjerë publik, i ndihmojnë audituesit publikë për formimin e kapaciteteve të tyre, zbatimin rigoroz të standardeve të INTOSAI-t dhe shkëmbimin e eksperiencave të mira të punës, në bazë të motos së INTOSAI-t “Nga eksperienca e përbashkët përfitojnë të gjithë”.

Gjatë promovimit të kolanës së botimeve të KLSH-së, më 16 nëntor, në Pallatin e Kongreseve, morën pjesë drejtues e auditues të KLSH-së, Prof. Dr. Skënder Osmani, Prof. Dr.Pajtim Ribaj, Prof. Dr. Sazan Guri, përkthyesi Astrit Beqiraj, ekspertë të jashtëm të KLSH-së dhe përfaqësues të medias.

Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, theksoi se “Titujt e botimeve të KLSH-së në këto shtatë vite janë vërtet impresionues, si për lamirshmërinë e temave, thellësinë e argumentit shkencor, të dhënat historike, vlerën e konkluzioneve dhe përsiatjeve, ashtu dhe për sasinë e informacionit që përmbajnë, si për lexuesit e fushës së auditimit dhe të ekonomisë, ashtu edhe për lexuesin e thjeshtë të interesuar për fushën e auditimit”. 

Z.Leskaj tha se botimi i gjithë këtyre titujve është në të njëjtën linjë me qasjen e re që KLSH ka përqafuar këto vitet e fundit, e cila  është në përputhje të plotë dhe bazohet në standardet profesionale të auditimit publik suprem, ISSAI-t.

Sekretarja e Përgjithshme, zj.Luljeta Nano, prezantoi 11 botimet e përfunduara të vitit 2018, duke theksuar që KLSH vjen në këtë event kulturor në vijim të traditës së krijuar tashmë prej shtatë vitesh me një kolanë botimesh, librat e së cilës përfaqësojnë një gamë të pasur vlerash, punimesh, hulumtimesh, pasqyrim të veprimtarisë institucionale dhe kontribute të lidershipit dhe stafit të KLSH-së, por jo vetëm.

Drejtoresha e Drejtorisë së Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, znj. Irena Islami, u përqendrua në diskutimin e saj në pesë librat që do të përmbyllin serinë e botimeve të KLSH-së për vitin 2018, duke theksuar se botimet e KLSH-së mund të cilësohen si pjesë e trashëgimisë institucionale.

Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, duke falenderuar të pranishmit e mbylli aktivitetin, duke nënvizuar: ‘E kemi theksuar edhe në aktivitete të tjera si dhe në panairin e vitit të kaluar që sfida jonë ishte 100 tituj në fund të vitit 2018.  Këto botime i shërbejnë rritjes se transparencës dhe llogaridhënies, duke bërë një hap të rëndësishëm sasior dhe cilësor në kontributin ndaj mirëqeverisjes, përmes bërjes publike dhe transparente të të gjithë veprimtarisë së institucionit dhe rritjes së kapaciteteve në fushën e auditimit publik’.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 65 familje një vit pa bonus qiraje, protestojnë para bashkisë: Do hyjmë në pallatin e dëmtuar nga tërmeti

Durrës/ 65 familje një vit pa bonus qiraje, protestojnë para bashkisë: Do hyjmë në pallatin e dëmtuar nga tërmeti