KLSH: Thethi dhe Liqeni i Shkodrës kërcënohen nga keqmenaxhimi

Kontolli i Lartë i Shtetit ka zhvilluar së fundmi një auditim në Administratën e  Zonave të Mbrojtura në Shkodër dhe ka dalë në përfundimin se shumica e perlave natyrore të kësaj pjese kanë mbetur jashtë vëmendjes, duke lejuar të abuzohet. Zona e Thethit, sipas KLSH, është lënë në mëshirë të fatit duke lejuar ndërtimin e bujtinave apo ndërhyrjeve të tjera pa asnjë lloj vlerësimi mjedisor. Administrata ka një nivel të kufizuar të dhënash të përgjithshme për zonën në përgjithësi, çka ndikon në menaxhim me eficencë të ulët dhe përfitueshmëri minimale nga aktiviteti i turizmit.

“Mbështetur në të dhënat e AdZM Shkodër, Parku Kombëtar i Thethit ka patur një numër të kufizuar të turistëve në krahasim me zonat e tjera të Alpeve, për arsye të mungesës së infrastrukturës optimale të turizmit. Nga banorët vendas janë ngritur bujtina të reja, si dhe shfrytëzohen bujtinat e vjetra tradicionale për pritjen e vizitorëve, por këto janë të kufizuara.

Këto aktivitete biznesi turistik në pjesën më të madhe nuk janë të licencuara dhe nuk kanë marrë leje mjedisore. Për këto veprimtari AdZM Shkodër, nuk disponon të dhëna të plota dhe mungon bashkëpunimi me pushtetin vendor dhe institucionet tatimore, për të bërë të mundur gjetjen e rrugëve për krijimin e të ardhurave nga shfrytëzimi që bëhet nga persona fizik e juridik të peizazhit të monumenteve natyrore,të trashëgimisë natyrore e kulturore dhe vlerat historike të ZM” vlerëson KLSH.

Ky institucion nënvizon se ka një seri ndërtimesh pa leje për të cilat nuk është bërë asnjë vlerësim për dëmet që mund të kenë shkaktuar.

Por analiza e KLSH ndalet edhe tek situata në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna ku hasen dy problematika kyçe. Së pari çështja e peshkimit të paligjshëm ka dëmtuar liqenin ndërkohë që organizmi i ngarkuar për menaxhimin ka konflikt interesi.

“Në kontratën e lidhur në mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit (OMP), është parashikuar që inspektimin e kryen me mjetet e veta Organizata e Menaxhimit të Peshkimit, gjë e cila është në konflikt interesi, pasi kjo organizatë nuk mund të kontrollojë aktivitetin e vet.

Problemet në liqenin e Shkodrës janë krijuar nga OMP, e cila është subjekt privat dhe ka kryer licencimin e peshkatarëve pa asnjë lloj studimi paraprak, pa vlerësuar rëndësinë dhe përgjegjësinë që ka për statusin e liqenit të Shkodrës, si zonë e mbrojtur dhe zonë Ramsar. Numri i lartë i licencave të dhëna pa kriter dhe peshkimi i paligjshëm, kanë reduktuar ndjeshëm rezervën peshkore në liqen, e cila ndikon drejtpërdrejt në praninë ose jo të shpendëve ujore dimërues”, thuhet në raport.

KLSH ka bërë një seri rekomandimet për institucionin e audituar duke nisur nga përmirësimet ligjore tek bashkëpunimet mes insitucioneve për rritje të eficencës. Monitor

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Santa Quaranta: 12/05/2018 23:14

    Mostra e Liqenit te Shkodres eshte Diana Bejko!! Jane derdhur mbi 20 milion euro per liqenin dhe nuk dihet se ku kane fluturuar... Diana arriti deri ne zvministre tek Rama 1 por kishte harruar te paguante dritat dhe Ed Bosi e shkarkoi ne fluturim....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, Rama: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit, po ta bënte s’do diskutohej!

Mandati i Xhaçkës, Rama: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit, po ta bënte s’do diskutohej!