Klubi i futbollit ‘Vllaznia’ merr përgjegjësinë e rënies nga Superiorja

Klubi i futbollit ‘Vllaznia’ merr përgjegjësinë e rënies nga Superiorja

Logo e Klubit të Futbollit "Vllaznisë"

Rënia e ekipit të “Vllaznisë” nga kategoria superiore ka pasur reagime të shumta. Por një deklaratë për shtyp ka ardhur edhe nga vetë Klubi i futbollit “Vllaznia”, ku ka theksuar përgjegjshmërinë nga ana e tyre rënien nga Superiorja. 

Klubi i Futbollit “Vllaznia” sh.a. është sot në një moment shumë të vështirë. Rënia nga Superliga është një lajm që ka tronditur të gjithë opinionin sportdashës në Shkodër dhe jashtë saj. Fillimisht, e ndjejmë detyrim moral që në emër të Klubit, ti kërkojmë një ndjesë të madhe publike të gjithë sportdashësve shkodranë për këtë tronditje qe i kemi shkaktuar.

Stafi i KF Vllaznia sh.a., futbollistët dhe stafi teknik, janë përgjegjësit kryesore të rënies së ekipit dhe kjo përgjegjësi po analizohet hap pas hapi dhe shumë shpejt do të bëhen të ditura edhe masat përkatëse. E theksojmë se Bashkia e Shkodrës, si aksionare e vetme e Klubit, ka plotësuar të gjitha kërkesat që i kanë vajtur në mbështetje të Vllaznisë.

Kjo e shton edhe më shumë përgjegjësinë tonë për atë që i ka ndodhur Vllaznisë pasditen e djeshme. Në orët e në ditët në vijim, do të komunikojmë sërish së bashku dhe përmes jush me sportdashësit shkodranë, lidhur me të sotmen dhe të nesërmen e KF Vllaznia sh.a. Natyrisht, do të jetë Këshilli Bashkiak në cilësinë e Asamblesë së Përgjithshme të Klubit që do të marrë vendimet e duhura për përballimin e situatës aktuale dhe kthimin e Vllaznisë, aty ku e ka vendin brenda sezonit 2018- 2019.

Klubi i Futbollit Vllaznia

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen