Kohë pushimesh për Berishën
ish-kryeministri në Kep të Rodonit

Kohë pushimesh për Berishën<br />ish-kryeministri në Kep të Rodonit
TIRANË - Pas ikjes nga qeveria, duket se familja Berisha ka gjetur më shumë kohë për të pushuar.

Nëse në numrin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com print, kishte foto të Shkëlzen Berishës duke pushuar në Verona, në orët e pasdites ishte vetë ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka publikuar disa foto në Facebook.

“Të dashur miq, sot kalova një paradite mahnitëse turistike. Vizituam Kepin e Rodonit dhe Kishën e Skënderbeut.

Një bizhu e vërtetë në fondin e trashëgimisë sonë fetare e kulturore në afresket e të cilës gjendej shqiponja e flamurit të prijësit tonë”, shkruan Berisha në Facebook.

sali berisha me lirine
(Në foto: Ish-Kryeministri Sali Berisha me bashkëshorten, Lirinë)

Sipas Berishës, “Kepi ka pritur vizitore të famshëm si Perandorin Maximilian I, por aty kudo me panoramën fantastike sundonte hija e gjithëfuqishme e Skënderbeut!”, përfundon mesazhin e tij ish-kryeministri Sali Berisha.
 
sali berisha me lirine

(Në foto: Ish-Kryeministri Sali Berisha me disa turistë në Kep të Rodonit)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria