Kokainë minorenëve, arrestohet gjithë familja shqiptare në Itali, përgjimi që i 'fundosi'

Policia italiane ka goditur një bandë kokaine, pjesë të së cilës ishin dhe anëtarët e një familjeje shqiptare. Shitja e lëndëve narkotike, kokainë, marijuanë dhe hashash, menaxhohej nga një 40-vjeçare shqiptare, së bashku me djalin dhe dhëndrin e saj.

Bëhet fjalë për 40-vjeçaren Adelina Lisi, e cila është arrestuar bashkë me djalin 23-vjeçar, Hasan, dhe dhëndrin e saj rumun, 28-vjeçarin Daniel Valentin Ugnureanu, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin u shisnin lëndë narkotike të miturve.

Siç shkruajnë mediat italiane, Adelina, çdo ditë, pasi çonte vajzën e saj të vogël në shkollë, kthehej në shtëpi, në rrugën Sforza dhe fillonte ‘punën’, një biznes i tille qe ne vetëm dy vjet, u kishte siguruar te ardhura për të blerë dy apartamente dhe 2 toka.

Shitja e drogës behej çdo ditë, nga ora 08:00 e mëngjesit deri ne 23:00 te mbrëmjes. Puna e hetuesve për të zbardhur skemën e shpërndarjes së drogës është bërë edhe më e vështirë për faktin se familja shqiptare ushtronte shantazh ndaj fqinjëve për të mos treguar gjë se çfarë ndodhte në atë vilë.

Një doze kokainë kushtonte 60 euro, ndërsa një gram marijuanë mund të kushtonte nga 5 – deri në 10 euro, në varësi të cilësisë. Pavarësisht kësaj tregtie, familja Lisi jetonte në një banese sociale dhe të ardhurat e vetme “zyrtare” ishin ato te burrit të Adelinës, një punëtor në një fabrikë letre.

Policia kishte dëgjuar bisedat e nënës që bënte me blerësit e drogës. Klientëve më të besuar ajo u thoshte se nga të ardhurat që përfitonte përmes punës ilegale, mbante familjen me bukë. “Ju jeni njerëz të mirë. Kam 10 njerëz në shtëpi për të ushqyer. 10 vetë që duan të ushqehen me një rrogë". Adelina Lisit iu sekuestruan 4 kg marijuanë, 2 kg hashash dhe 75 gramë kokainë”, thuhet në përgjimet e siguruara nga policia italiane..

Mediat italiane raportojnë se familja shqiptare brenda dy viteve kishte blerë dy shtëpi, një sipërfaqe toke dhe një makinë, vlera e të cilave shkonte në 200 mijë euro, por që janë sekuestruar, pasi dyshohet se janë vënë nga aktiviteti kriminal. Familja Lisi mbahej nën vëzhgim që prej një viti.

Adelina Lisi dhe djali Hasan Lisi

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale