Vetingu, Adriatik Llalla përballë Komisionit të Apelimit në 16 maj

Vetingu, Adriatik Llalla përballë Komisionit të Apelimit në 16 maj

Adriatik Llalla

Ish kryeprokurori Adriatik Llalla megjithëse dha dorëheqjen nga sistemi drejtësisë që do të thotë mos përfshirje në veting nuk do ti shpëtojë përballjes me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Ky kolegj njofton se ditën e mërkurë në datën 16.05.2018, ora 10:00, do të shqyrtojë çështjen e ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Pas vendimit për ndërprerjen e vetingut për ish kryeprokurorin u vu në lëvizje Kolegji i Posaçëm i Apelimit nga Komisioneri Publik i cili kërkoi rivlerësimin e Z. Llalla. Kjo është hera e parë për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit në marrjen në shqyrtim të një kërkese ankimuese nga nga Komisioneri Publik.

Ndërkohë Llalla do të përballet në këtë proces edhe me ish paraardhësen e tij Ina Rama e cila është pjesë e trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas shumë akuzave për akumulim të pasurisë në mënyrë jo ligjore kjo do të jetë hera e parë kur ish-kryeprokurori personalisht ose përmes avokatit do të japë llogari. Aktualisht Llalla është nën hetim për "pastrim parash" nga prokuroria e Durrësit.

Trupi Gjykues, përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesues i Trupit Gjykues          Sokol Çomo
Relator i Çështjes                          Luan Daci
Anëtar                                            Albana Shtylla
Anëtar                                            Ardian Hajdari
Anëtar                                            Ina Rama

Por si përfundoi ish-kryeprokurori në Kolegjin e Posacëm të Apelimit?
Rreth dy muaj më parë Llalla paraqiti një kërkesë për dorëheqie pranë presidencës dhe komisionit të pavarur të kualifikimit duke hequr dorë nga statusi i gjyqtarit të apelit që fitoi pas postit të kryeprokuririt. Dorëheqja e tij u pranua dhe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese Vettingu ndaj Llallës u ndërpre. 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit Por vendimin e KPK-s e ka ankimuar komisioneri publik i cili kërkon që ky proces të mos ndërpritet por ti shkohet deri në fund.Ndërkohë, përballjen me drejtësinë Llalla duket se nuk do ta ketë të lehtë. Kjo pasi Prokuroria e Durrësit ka regjistruar procedim penal për disa akuza si “fshehje pasurie” si dhe “mosdeklarim të shumave të parave në pikat e kalimit kufitar”. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Visi: 28/04/2018 00:53

    Adriatik Llalla nuk mund te kerkoje te largohet dhe te legjitimoje pasurite, pronat, hajduterite qe kishte bere, si te mbuloje korrupsionin dhe shperdorimin e detyres te kryer nga ai gjate ushtrimit te detyres si Prokuror i Pergjithshem. Adriatiku duhet te pergjigjet nje per nje per gjithshka, prandaj te mos thuhet qe te mos merremi me kete person. Duhet te merremi qe edhe te tjeret ta dine qe nuk do te kete tolerime. Te gjithe jane te barabarte perpara ligjit. Ne keto kushte Adriatik Llalla nuk justifikon dot menyren e jeteses qe familja e tij ben. Pra, Adriatiku te jete i sigurte qe do te pergjigjet perpara ligjit, pra do te shkoje per gjykim.

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 27/04/2018 23:03

    Agimi ka shum tē drejt futeni në burg turi kalin me 8 vjeçare e mos e nxirni më që aty . Kto lloi fshatarësh jan shum të rezikshëm ky është turpi i Shqipris Kryeprokuror me 8 klas shkoll se ishte zari i dy kriminelve like floririt e salhe kriminelit.

    Përgjigju
  • agim: 27/04/2018 18:53

    Keto manovra te ketyre organizmave e ketyre grup gjykues e bejne Vetingun te pa besueshem,akoma vazhdojne te merren me Llallen,duke gjetur menyra pas menyres lehtesira.Si rregull Llalla tani duhej te ishte i denuar dhe me qendrim te perhershem ne burgun e Burrelit.Keshtu keemi vajtur ku kemi vajtur su vjen turpe keture organizmave burokratik te ngritur nga grupet e mafioze parlamentaare per te mbrojtur gjakpirrsit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale