Gjenerali amerikan i mbijeton sulmit në Afganistan, vdesin shefi i policisë dhe kreu i inteligjencës afgane

Gjenerali amerikan i mbijeton sulmit në Afganistan, vdesin shefi i policisë dhe kreu i inteligjencës afgane

Komandanti amerikan Scott Miller, ishte objektiv i talebanëve

AFGANISTAN - Një Gjeneral i lartë amerikan i ka shpëtuar paq një sulmi me armë në të cilin u vranë zyrtarët e lartë të sigurisë afgane. Një person i armatosur, i cili kishte vepruar si truproje, hapi zjarr pasi zyrtarët dolën nga një takim në krahinën e Kandaharit. Mes personave të cilët humbën jetën, ishte shefi i policisë provinciale Gjeneral Abdul Raziq, si dhe kreu i shërbimit të inteligjencës NDS, ndërsa guvernatori i Kandaharit u plagos rëndë.

Sulmin e morën përsipër talebanët të cilët njoftuan se kishin për objektiv komandantin më të lartë amerikan në vend, gjeneralin Scott Miller. Miller, gjithsesi ia hodhi paq dhe u largua i palënduar nga sulmi, që la edhe 12 persona të tjerë të plagosur, mes të cilëve 3 amerikanë dhe një guvernator provincial. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë afganë dhe nga ata të NATO-s.

Raportet e pakonfirmuara nga zyrtarët lokalë bëjnë me dije se gjenerali Miller duket se ka shpëtuar nga jeleku antiplumb që mbante në trupit e tij. Ndërsa raportet fillestare thonë se sulmuesi u vra. Forcat e sigurisë “pushtuan” qytetin jugor të Kandaharit pas të shtënave, që tmerruan qytetarët dhe detyruan mbylljen e shumë dyqaneve në zonë, edhe pse banorët lokalë ishin prej kohësh në gjendje gatishmërie të lartë për sulme të mundshme.

Në një njoftim në “Twitter”, talebanët njoftuan se Miller dhe shefi i policisë së provincës së Kandaharit, gjenerali Abdul Raziq, i cili mbeti i vrarë, ishin objektivat e vërtetë të sulmit. “Gjenerali Raziq dhe shefi i agjencisë provinciale të kundërzbulimit (NDS) u vranë, ndërsa guvernatori është në gjendje kritike për jetën”, tha një zyrtar i lartë qeveritar për “AFP”-në, në kushtet e anonimatit.

Shefi i policisë afgane, i vrarë

Mes të vdekurve rezulton edhe një gazetar afgan, i cili punonte për medien shtetërore. Mes të plagosurve janë 6 truproja të Raziq dhe dy oficerë të shërbimeve të kundërzbulimit. Sulmi thuhet të jetë ndërmarrë nga një prej pjesëtarëve të personelit të sigurisë së guvernatorit, i cili gjithsesi u vra.

Të paktën dy shpërthime me granata dore u raportuan gjithashtu nga zyrtarët. Zëdhënësi i NATO-s Col Knut Peters tha se amerikanët e plagosur ishin evakuuar nga vendi ngjarjes./TemA TV/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat këtu

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat këtu