Kombëtarja, Duka merr në mbrojtje Panuccin: Duhet ti japim kohë, humbja nuk është tragjedi

Kombëtarja, Duka merr në mbrojtje Panuccin: Duhet ti japim kohë, humbja nuk është tragjedi

Armand Duka dhe Panucci

Presidenti i FSHF, Armand Duka i ka dalë në mbrojtje të trajnerit të kombëtares Panucci pas kritikave për humbjen në ndeshjen e dytë përballë Skocisë. Duka shprehet se humbja nuk duhet trajtuar si tragjedi, pasi kemi një fitore dhe një barazim duke qenë në gjysmë të rrugës. Kreu i FSHF thotë se trajnerit duhet ti japim kohën e mjaftueshme.

Sapo kemi nisur një turne të ri dhe kemi luajtur dy ndeshjet e para. Kemi marrë tre pikë dhe pësuam humbjen e parë të hënën në mbrëmje në Gllasgou. Një humbje nuk duhet trajtuar si një tragjedi. Kemi patur mundësitë tona por që nuk i shfrytëzuam, ashtu sikurse edhe defektet, që jam i bindur se trajneri i ka tashmë pikë referimi. Jemi në gjysmë të rrugës, me pikë të barabarta me rivalin. Na pret në tetor një transfertë e vështirë në Izrael. Të gjithë ne, duhet ti japim kohën e mjaftueshme trajnerit për të bërë ndryshimet dhe reflektimet e duhura në skuadër. Koha e llogoreve nuk vlen për askënd. Kritikat jane normale për një skuadër kur ajo humbet. Por kur këto bëhen për interesa jo sportive, nuk i shërbejnë askujt. Unë mirëkuptoj çdo shqetësim të tifozëve tanë apo çdo artikulim mediatik por njëherësh i ftoj që këtë situatë jo të mirë ta shndërrojnë duke shpenzuar energji pozitive për kombëtaren tonë!

Presidenti i FSHF, Duka

Pas dy ndeshjeve të para të Ligës së Kombeve Shqipëria ka një humbje dhe një fitore. Kuqezinjtë mundën Izraelin në Elbasan dhe humbën në Skoci. Që prej marrjes së drejtimit të kombëtares, ndër 10 ndeshje, Panucci ka një bilanc negative me 6 humbje, një barazim dhe 3 fitore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 12/09/2018 14:13

    Fajin e ke ti Duka , se traineret shqiptar nuk mungojne por kush e di pse kerkon vetem te huaj ? Panyci ka qene lojtar i mire por si teainer nuk ka eksperience prandaj ben dhe eksperimente . Duhej te ishe larguar, se po ngohet shume karrikja.

    Përgjigju
    • Duka i krimit: 12/09/2018 14:33

      IK DUKA LARGOHU SHPEJTË.ME PANUÇI E PALUÇ.RROFTE XHANI DE BIAZI.

  • Gjymysh: 12/09/2018 14:09

    Panucii duhet te qendroje. Show must go on. Per kombetare te brishta dhe te dobeta psikologjikisht ,me lojtare mercenare si Shqiperia humbje me ekipe si Skocia eshte e zakonshme. Duhet ti marrim pike ne shtepi dhe Israelit jashte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Në 3 muaj 1.5 mln turistë të huaj vizituan Shqipërinë, 47% më shumë se vjet! Vijon zhvlerësimi i euros

Në 3 muaj 1.5 mln turistë të huaj vizituan Shqipërinë, 47% më shumë se vjet! Vijon zhvlerësimi i euros