Kombëtarja e volejbollit të femrave fiton 3-0 në Gjeorgji

Kombëtarja e volejbollit të femrave fiton 3-0 në Gjeorgji

Kombëtarja e volejbollit të femrave, ku fitoi me rezultatin 3-0 në Gjeorgji

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për femra fitoi sot pasdite 3-0 ndaj Gjeorgjisë, në ndeshjen e vlefshme për European League, zhvilluar në Tbilisi. 

Edhe pse jashtë fushe, vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajneri Altin Martiri, bënë një paraqitje të shkëlqyer, duke korrur një fitore të merituar. 

Një ndeshje e dominuar nga skuadra shqiptare, që zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në parket, sidomos në dy setet e para, ku mposhti në të gjitha drejtimet volejbollistet vendase. 

Festë kuqezi në parket, që e nisin mbarë këtë aventurë europiane. Sfida e radhës është në Tiranë, më 23 maj ndaj Austrisë.

Gjeorgji – Shqipëri 0-3 (16-25, 18-25, 22-25)

GJEORGJIA: Koraevi, Batsatsashvili, Gaprindashvili, Kipshidze, Sanadze, G.Ulumbelashvili, Beriashvili, Diasamidze, Chelidze, Sosnovskaya, Kalandadze, Markarashvili, Tchautchidze, Lobzhanidze. Trajner: Paata Ulumbelashvili

SHQIPËRIA: Bici, E.Tuci, Xheka, Marina, Prenga, Thaka, Picaku, Sejfullai, Rexhepi, Kushi, Sijoni, M.Tuci, Shehi, Dodani. Trajner: Altin Martiri.  Gjyqtarë: Erdal Akinci (Turqi), Narek Shirinyan (Azerbajxhan)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës