Kombëtarja Shpresa, miqësore luksi me Italinë në shtator

Kombëtarja Shpresa, miqësore luksi me Italinë në shtator

Kombëtarja Shpresa, U-21

Vetëm pak ditë pasi do të ndeshet me Spanjën U-21, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Europianit, ekipin ynë, Shpresa do të luajë një ndeshje miqësore përballë Italisë U21.

Ndeshja me kombëtaren italiane do të luhet në datën 11 shtator dhe lajmi për këtë takim u konfirmua nga vetë Federata Italiane e Futbollit, e cila njofton se stadiumi dhe ora do të përcaktohen në ditët në vijim. 

Kjo ndeshje do t’i shërbejë trajnerit të Shpresave, Alban Bushi, për të provuar lojtarë të rinj, të cilën do të kenë mundësi të përfaqësojnë Kombëtaren në eliminatoret e Botërorit.

Shqipëria U-21 luan në tetor edhe 2 ndeshje të tjera zyrtare, ku në datën 11 tetor do të presim Spanjën dhe 5 ditë më vonë udhëtojmë drejt Estonisë, ndeshje këto vetëm për statistika pasi Shqipëria ka humbur shansin për të qenë pjesë e Europianit 2019.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të paraburgosurit në burgun e Drenovës i gjendet celular

Të paraburgosurit në burgun e Drenovës i gjendet celular