Komedia franceze “Darka e lamtumirës” nis turin në rrethe

Komedia franceze “Darka e lamtumirës” nis turin në rrethe

Aktorët, Gazmend Paja dhe Laura Nezha gjatë interpretimit të komedisë “Darka e lamtumirës”

Komedia franceze “Darka e lamtumirës” pas skenës së Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” po vijon turin në rrethe. Për tre net shfaqja me regji nga Kiço Londo do të jetë premierë në qytetin e Durrësit. Në teatrin “Aleksandër Moisiu”, komedia “Darka e lamtumirës” e cilësuar fantastike nga kritika vjen në skenë me aktorët Gazmend Paja, Laura Nezha dhe Visjan Ukcenaj. Shfaqja ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe do të vijoj dhe në datat 12 dhe 15 prill për publikun artdashës durrësak.

( Aktorët, Gazmend Paja dhe Laura Nezha gjatë interpretimit të komedisë "Darka e lamtumirës” )

Kjo shfaqje depërton në historinë e dyshes Pierre e Clotilde, të cilët përpara se të marrin pjesë në darkën e radhës që nuk e kanë me qejf të shkojnë, marrin një vendim: Të spastrojnë shoqëritë e konsumuara.

Kështu, ata do të organizojnë një darkë lamtumire, që është një përzierje homazhi e lehtësimi për miqtë që do të dalin nga jeta e tyre. Viktima e parë do të jetë pikërisht miku i tyre prej vitesh, Antoine Royer. Por, midis Pierres që është burracak e i mefshtë dhe Clotildes së paparashikueshme e mikut të çuditshëm, gjërat do të dalin jashtë kontrollit dhe darka nuk do të shkojë siç ishte planifikuar prej tyre.

Për të zbuluar më shumë mbi rrjedhën e ngjarjeve dhe a do të ketë një lamtumirë të vertetë në këtë darkë publiku do ketë mundësinë ta shijoj duke parë shfaqjen ”Darka e lamtumirës”./ata/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin