Komisioni i Ekonomisë voton buxhetin dhe paketën fiskale, të hënën shqyrtimi në parlament

Komisioni i Ekonomisë voton buxhetin dhe paketën fiskale, të hënën shqyrtimi në parlament

Pamje nga komisioni i Ekonomisë

Diskutimet nen për nen të paketës fiskale dhe buxhetit në Komisionin e Ekonomisë janë shoqëruar me debate mes antarëve të mazhorancës. 

Kreu i këtij komisioni, Erjon Braçe, gjatë seancës së zhvilluar paradite u shpreh se bashkë me disa deputetë të do kërkonte rritjen e kufirit të pagës së patatueshme nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë. Ndërkohë që ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka qënë i ashpër kundër këtij propozimi. 

Mbledhja e komisionit të Ekonomisë ka vijuar punën gjatë pasdites, kur kryetari Erjon Braçe ia ka lënë drejtimin e mbledhjes sekretarit të Komisionit Ekonomisë, Anastas Angjeli. 

Erjon Braçe, i cili gjatë pasdites u bë pjesë e mbledhjes së Komisionit Ekonomisë në mes të punimeve ka votuar kundër për disa prej neneve të paketës fiskale. 

Ndërsa propozimi i tij për rritjen e kufirit të pagës së patatueshme nga 30 mijë në 40 mijë lekë në muaj nuk u disktua më në mbledhje. Komisioni i Ekonomisë ka votuar në tërësi buxhetin dhe paketën fiskale, teksa të hënën bëhet shqyrtimi në parlament.

Ndërkohë që para komisionit ka folur sot edhe gjyqtarja Vitore Tusha, për më shumë (LEXO KËTU)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës