AMA: RTSH ka vonuar procesin e dixhitalizimit

 Edhe pse duhet të kishte përfunduar që në vitin 2015, procesi i dixhitalizimit të frekuencave televizive ka përfunduar vetëm në tre qarqe. Për tre vjet vonesë, Kreu i AMA-s, Gentian Salaj tha përpara Komisionit të Mediave në Kuvend se RTSH ka shkaktuar vonesa. 

Operatori Publik ka një rol të madh dhe procesi ka ecur relativisht mirë. Ka pasur disa vonesa që dihen, kanë ardhur me kohën, por jemi në fazën e implementimit. Procesi ka përfunduar tashmë në Fier, Berat e Korçë. Në qarqet Tiranë e Durrës që janë më të mëdhenjtë presim të mbyllim këtë proces brenda kësaj vere. Qytetarët në qarqet ku ka përfunduar dixhitalizimi ndjekin nga 6 apo 8 kanale pa pagesë, në 26 e 28 tani pas procesit.

Gentian Salaj, kreu i AMA-s 

I pyetur nga deputetët për nevojat për financim shtetëror, Salaj përmendi këtë rast: 

Ne kemi 900 mijë euro detyrim ndaj Shijak TV, vendim gjyqësor i fituar në të treja shkallët dhe nuk mund ta shlyejmë dot pa ndihmën e buxhetit të shtetit.

Gentaian Salaj, kreu i Autoritetit i Mediave Audiovizive


Kreu i AMA-s tha se pirateria online tashmë është shqetësim.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ded: 15/01/2019 23:06

    As ne shkoder nuk e merr vizion plusin, po kanalet e rait pse jan me pages e mee satitor mud ti shikosh fre

    Përgjigju
  • Ded: 15/01/2019 23:05

    As ne shkoder nuk e merr vizion plusin, po kanalet e rait pse jan me pages e mee satitor mud ti shikosh fre

    Përgjigju
  • Ded: 15/01/2019 23:05

    As ne shkoder nuk e merr vizion plusin, po kanalet e rait pse jan me pages e mee satitor mud ti shikosh fre

    Përgjigju
  • Vizitori: 19/09/2018 10:44

    Pjesa më e madhe janë me pagesë sidomos kanale Italiane që digitalb as tringu nuk ka të drejtë me I ul sinjalin 0 dhe ti kodoje ato janë RTI- radio televizion Italian.Kjo është më shumë favoritizëm për olikopolet dhe ama po I mbështet.Nëse me kapin kanalet nuk është faji im asnjë nuk ka të drejtë ti uli sinjalin në zero.Turp

    Përgjigju
  • Saimir Malko: 23/04/2018 11:47

    Kanalet kombetare si Top-Channell Klan dhe Vizion plus nuk kane sinjale ne zonen e Divjakes gjithe fshatrat qe shtrihen perballe lagunes se Karavastase.Sinjale kane kanalet e Tvsh.Si do te behet me tej?...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit