'Kompaktësimi 2018', FA rehabilitojnë 16 km rrugë rurale në Dibër, Xhaçka: Ndihmojmë komunitetin nëpërmjet stërvitjeve

Forcat e Armatosura kanë nisur stërvitjen 'Kompaktësimi 2018', e cila përveç përgatitjes dhe trajnimit të efektivëve të batalionit të xhenios për kryerje punimesh me mjete të rënda në terrene malore dhe kushte të vështira të motit, do t’u vijë në ndihmë edhe komunitetit. 

Gjatë kësaj stërvitjes në njësinë administrative Muhur të Dibrës, xhenierët e Forcave të Armatosura testuan kapacitetet për reagime të menjëhershme në rastet e emergjencave civile dhe njëkohësisht përmirësuan infrastrukturën rurale në zonë.

Këto stërvitje i keni të zakonta për t’u mësuar profesionin oficerëve tanë më të rinj, për përmbushjen e misionit të FA-ve, por edhe për të evidentuar dhe për të theksuar bashkëpunimin civilo-ushtarak dhe për t’i ardhur në ndihmë komunitetit. Kjo stërvitje në fakt i vjen në ndihmë gjithë këtij rajoni me përmirësimin e infrastrukturës këtu, duke lidhur edhe shkollat edhe qendrat shëndetësore, dhe pastaj lehtëson lëvizjen e banorëve nga këtu me akset kryesore, duke qenë se është një zonë goxha e izoluar edhe dimri mund të jetë shumë i vështirë.

Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes

Segmenti rural Muhur-Selishtë, i rehabilituar nga batalioni i xhenios, është i gjatë rreth 16 km dhe përveçse mundëson lëvizjen e forcave dhe mjeteve të FA-ve, lehtëson edhe lëvizjen e banorëve të zonës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit