POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kompania amerikane ndalon konsumin e kikirikëve në aviona, ja arsyeja

Foto Ilustruese

Kompania ajrore Southwest Airlines ka vendosur që të heqë dorë nga shërbimi i kikirikëve. Vendimi i marrë do të hyjë në fuqi që prej 1 gushtit në mënyrë që edhe pasagjerët që e kanë alergji të mos cënohen.

Qëllimi ynë është krijimi i një mjedisi të përshtatshëm ku të gjithë konsumatorët - përfshirë ato që kanë alergji frutat e thata – të ndihen të sigurt dhe të mirëpritur në çdo fluturim.

Shkruhet në njoftimin e kompanisë ajrore

Kësaj fushate i janë bashkuar edhe disa linja të tjera ajrore të cilat shprehen se përveç ndalimit të kikirikëve do të marrin edhe masat paraprake mjekësore për alergjikët që do të fluturojnë me to.

ke.mu.
Komento