Kompania amerikane zbulon rezerva të mëdha nafte dhe gazi në Shqipëri

Kompania amerikane zbulon rezerva të mëdha nafte dhe gazi në Shqipëri

Foto ilustruese

Kompania amerikane Shell ka arritur të zbulojë rezerva të mëdha nafte dhe gazi në Shqipëri.
Lajmin e ka përsëritur disa herë kryeministri Edi Rama gjatë konferencave të tij për media. Edhe sot, pas mbledhjes së qeverisë në Durrës, Rama tha se pritet vetëm konfirmimi për këtë zbulim që do të ishte “një prespektivë e jashtëzakonshme për ekonominë shqiptare”.

“Një tjetër vendim i rëndësishëm është aprovimi për kërkimin e hidrokarbureve në “Bllokun 4” nga kompania e madhe Shell, marrë parasysh edhe fakti që presim në vjeshtë konfirmimin për zbulimin e një sasie të madhe gazi dhe nafte të lehtë, që do të ishte edhe një perspektivë e jashtëzakonshme për ekonominë e vendit në dekadën e ardhshme”, u shpreh kryeministri Rama.
Por kush janë banorët fatlumë që do të shndërrohen në milionerë pas zbulimit të hidrokarbureve me cilësi të lartë në tokat e tyre?

Bëhet fjalë për zonën e Shpiragut në Berat. Më konkretisht në puset Shpirag-1 dhe Shpirag-2, që ndodhen pranë fshatrave Molisht dhe Mbreshtan të Beratit.
Shell ka deklaruar se në pusin Shipragu-2 janë bërë zbulime të reja rreth 4 muaj më parë, ndërsa parashikohet që plot 72 milion dollarë të investohen për shpimin e pusit të ri Shpiragu-4, që do të jetë edhe më i thelli në vend.

Miliona dollarë do të investohen në këtë zonë për ndërtimin e infrastukturës ndërsa banorëve duket se u ka rënë “bingo” me këtë zbulim të madh pasi do përfitojnë si nga qiraja e tokave por edhe nga investimet dhe punësimet që do të çelen aty.

Sakaq gjiganti amerikan Shell, ka nënshkruar marrëveshje me qeverinë shqiptare për kërkime në “Bllokun 4” që ndodhet në juglindje të vendit, deri në kufi me Greqinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • YLLI: 13/06/2018 17:17

    Mashtrimi rralles,sapo moret pushtetin rritet karburantin dhe gazin.Ishte me 300 nga taksa juaj u rrit dyfish u ba me 600,ne fushate deklaronit qe karburanti do zbrese me 100 lek litri,per te gjithe bashke me fermeret.Bosat e karburantit ju nuk i prekni as PD dhe as PS sepse ju japin lek per fushate.Populli asaj zone-asht rrena e rralles.

    Përgjigju
  • redi: 13/06/2018 12:30

    Shell me duket eshte kompani hollandeze dhe jo amerikane

    Përgjigju
  • erald: 13/06/2018 09:10

    Milionere do te behen keta legenat qe do firmosin koncesionet se populli trapin ka perfituar

    Përgjigju
  • emigranti: 13/06/2018 07:23

    PO.Dhe perfundimi eshte qe shqiptaret e kan gjithmone e me thell brenda me cmimin NAFTES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nacionalizmi si epsh parazgjedhor

Nacionalizmi si epsh parazgjedhor