Kompania legjitime: Dogana dhe policia të ndalin tregtimin e B-52 të falsifikuar

Shoqëria “Arseni shpk”, pronar i ligjshëm i markës tregtare B52 – një pije e njohur energjike e tregut shqiptar, ju kërkoi sot autoriteteve të ndërpresin veprimet e paligjshme të konkurrencës, ndërsa paralajmëroi veprime ligjore kundër individëve me pushtet që kanë marrë përsipër të shkelin të drejtat Kushtetuese dhe barazinë e operatorëve në treg.

Ndërsa dorëzoi një numër kërkesash zyrtare pranë zyrës së Kryeministrit Edi Rama, drejtorit të përgjithshëm të policisë dhe krimit ekonomik si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, zëdhënësi i shoqërisë Alban Bala tha për mediat se “cdo produkt që imiton markat në pronësi të Arseni shpk do të largohet menjëherë nga tregu, përndryshe do të konfiskohet”.

“Ne presim që Doganat të mbyllin cdo rrugë për grabitjen e një investimi të rëndësishëm të kryer nga ne duke mos lejuar me tej importe të paligjshme. Ne presim që Krimi ekonomik dhe policia e shtetit të bllokojnë një mall kontrabandë, që shitet tjetër për tjetër – në dhunim të plotë me cdo parim të ekonomisë së tregut dhe shtetit ligjor” deklaroi Bala.

Shoqëria Bavaria N.V. humbi përfundimisht cdo të drejtë mbi markën B52 pas dy vendimeve te gjykatës së lartë, e cila konfirmoi një numër vendimesh të njëjta – të dhënë nga te gjitha shkallet e tjera të gjyqësorit. Ky proces i cili zgjati gati 10 vite u mbyll në tetor 2017 dhe tani Bavaria N.V që përpara importone pa leje pijen energjike B-52 nuk ka më të drejtë të prodhojë apo te shesë në tregun shqiptar këtë pije.

Megjithatë në mars 2018 një numër kamionësh me mall imitues të B-52 holandeze, hynë qetësisht nga Dogana Shqiptare. Shpërndarja e pijes energjike pirate në treg vijon si normalisht.  Edhe pse Seksioni i Krimit Ekonomik u njoftua për këtë ngjarje, pak zyra rajonale te Policisë së Shtetit mbajtën shënime ndaj këtij akti. Zëdhënësi Bala tha se ”Ne jemi të vendosur që cdo veprim të jashtëligjshëm ta adresojmë plotësisht – me rruge administrative ose përmes drejtësisë. Kur Gjykatat përbuzen nga administrata shtetërore, kur tregu vazhdon të furnizohet me një produkt të paligjshëm që imiton markat e shoqërisë Arseni shpk, është detyre e jona të mbrojmë si ligjshmërinë ashtu edhe konsumatorin”

Shoqëria paralajmëroi veprime ligjore kundër disa zyrtarëve të lartë të sipas saj – në mënyrë të qëllimshme dhe publike, kane cënuar vlerën morale dhe pasurinë e shoqërisë duke konsumuar sipas saj qartazi vepren e korrupsionit pasiv.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jgdkgndk: 03/04/2018 19:11

    Bravo! Keta dhe dhe ai thesi kandidat per fshf iu "sponsorizojne" me shume.

    Përgjigju
    • Anon: 04/04/2018 11:57

      Prej 5 vitesh qenkan mashtruar konsumatoret me gjoja produkt hollandez po me ne fund ju doli boja si genjeshtar dhe mashtrues. E verteta doli sheshit gjithsecilit i takon te shohe faktet dhe te njohe realitetin.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria