Kompensimet/ Ish pronarët, ja emrat që marrin lekët nga fondi 2.6 miliardë lekë

Kompensimet/ Ish pronarët, ja emrat që marrin lekët nga fondi 2.6 miliardë lekë

Foto ilustruese

Agjencia e Pronave ka publikuar listën e ish pronarëve të cilët do të marrin lekët nga kompensimi. Janë 25 familje për të cilat është miratuar fondi prej 2.6 miliardë lekë që do u shpërndahet ish pronaëve. Agjencia e Pronave bën me dije se 920 milionë lekë do t’ju shpërndahet menjëherë ish pronarëve, ndërsa pjesë tjetër do të jepet me këste. Gazeta publikon sot listën me emrat e ish pronarëve që marrin lekët nga kompensimi.

Njoftimi i ATP-së

Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, më datë 18 shtator, ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët diponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës.

Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve dhe i shpërndarjes së fondit financiar të kompensimit që ato përfitojnë, bazohet në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në Kreun IV të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, dhe në VKM nr. 221, datë 23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës”.

Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 25 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, për të cilat ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në Kreun IV të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar.

Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të këtyre 25 aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 267’086’276,10 (dyqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë presje dhjetë) lekë, nga të cilat 92’749’383,58 (nëntëdhjetë e dy milionë e shtatëqind e dyzet e nëntë mijë e treqind e tetëdhjetë e tre presje pesëdhjetë e tetë) lekë do të lëvrohen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit për të cilën ka aplikuar subjekti.

Njëkohësisht bëjmë me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 25 kërkesave të veçanta për kompensim financiar, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 527’485’619,90 (pesëqind e njëzet e shtatë milionë e katërqind e tetëdhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e nëntëmbëdhjetë presje nëntëdhjetë) lekë.

Të dhënat në lidhje me kërkesat e subjekteve përfitues, vendimet për subjektet e shpronësuara dhe përfaqësuesit me prokurë, jepen në listën bashkëlidhur këtij njoftimi.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri

Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri