Kompleksi i ri me godinën e FSHF-së, vijojnë punimet intensive

Krahas “Arenës Kombëtare” po vijojnë punimet intensive edhe për ndërtimin e kompleksit që përfshin godinën e re të FSHF-së. Sipas projektit, pritet që kompleksi të jetë gati brenda muajit maj, ndërsa momentalisht janë ezauruar punimet për katin përdhe, në një kohë që ka nisur puna për ngritjen e katit të parë. 

Parashikohet që në fund të punimeve federata të ketë në dispozicion një mini-stadium dhe dy fusha stërvitore. Kompleksi do jetë i të gjithë standarteve bashkëkohore, me tribunën e medias nga të dy anët. Po kështu, në ambjentet e brendshme është projektuar dhe do të ngrihet një sallë e madhe fizioterapie në dispozicionin të futbollistëve të të gjitha moshave. 

Nuk do të mungojnë dhomat e zhveshjeve, dhoma e arbitrave, dhoma e zyrtarëve, kontrollit dhe antidopingut. Ndërtimi i këtij kompleksi i jep fund edhe problemit të kombëtareve të moshave, të cilat ishin të detyruara të lëviznin nëpër qytete të ndryshme sa herë kishte ndeshje. Shtëpia e Re e Futbollit do jenë funksionabël për sfidat zyrtare e miqësore të kombëtares së moshave, apo edhe ndeshjeve të tjera brenda vendit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Nuk jam krenar!' Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë me emrin e tij

'Nuk jam krenar!' Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë me emrin e tij