POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Komploti/ Si dështuan britanikët, në përmbysjen e regjimit bolshevik në Rusi

Foto ilustruese

Në dhjetor 1917, Vladimir Iliç Lenin emëroi Feliks Xhërxhezhinskin si Komisar për Punë të Brendshme dhe kreun e Komisionit të Jashtëzakonshëm të të Gjithë Rusisë për Luftën ndaj Kundërrevolucionit dhe Sabotazhit (Cheka).

Xhërzhezhinki deklaroi në korrikun e 1918-ës:”Ne mbështesim terrorin e organizuar – kjo duhet të pranohet me sinqertet. Terrori është një domosdoshmëri absolute gjatë kohërave revolucionare Synimi ynë, është të luftojmë kundër armiqve të qeverisë sovjetike, dhe të rendit të ri të jetës. Gjykimi i shpejtë, në shumicën e rasteve, kërkon vetëm një ditë ndërmjet kapjes së kriminelit dhe dënimit të tij. Në rast se përballen me prova, kriminelët në pothuajse çdo rast pranojnë fajin e tyre, dhe cili argument mund të ketë peshë më të madhe, se sa vetë rrëfimi i një krimineli?”.

Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Xhërxhezhinkit, Viktor Serzh, deklaroi më vonë: “Unë besoj se formimi i Çekës, ishte një nga gabimet më të rënda dhe më të palejueshme që liderët bolshevikë bënë në vitin 1918, kur komplotet, sabotazhet dhe ndërhyrjet, i bënin ata të humbnin arsyen.

Të gjitha provat tregonin se gjykatat revolucionare, duke funksionuar në transparencë dhe duke pranuar të drejtën e mbrojtjes, do të kishin arritur të njëjtën efiçencë, me abuzime dhe keqtrajtime shumë më të vogla. A ishte vërtet e nevojshme të riktheheshin procedurat e Inkuizicionit?”.

Më 31 gusht 1918, Dora Kaplan u përpoq të vriste Leninin. U pretendua se kjo ishte pjesë e komplotit britanik për të përmbysur qeverinë bolshevike. Xhërxhezhinki urdhëroi arrestimin e agjentëve britanikë në ambasadën Britanike në Petrograd. Atasheu detar, Frensis Kromi u vra pasi i rezistoi arrestimit.

Agjenti tjetër britanik, Robert Brus Lokhart, u zgjua nga një zë i vrazhdë që e urdhëroi të çohej urgjent nga shtrati. Lokhart u dërgua në Burgun e Lubjankas. Lokhart, që ishte zyrtarisht një diplomat i akredituar, u ankua për trajtimin e tij. Por një nga drejtuesit e ÇEKA, Jakov Piters i shpërfilli këto komente, dhe e pyeti nëse e njihte Dora Kaplan. Kur i tha se nuk kishte dëgjuar kurrë për të, Piters e pyeti për vendndodhjen e agjentit britanik Sidni Rajli.

Lokhart tanimë e dinte se Çeka kishte zbuluar komplotin britanik kundër Leninit. Kjo u konfirmua, kur ai prodhoi letrën që Lokhart kishte shkruar personalisht për kolonelin Eduard Berzin, si një hyrje për gjeneralin Frederik Pull, kreu i forcës pushtuese britanike në Rusinë Veriore.

Përkundër dëshmive që kishte kundër tij, Piters vendosi të lirojë përkohësisht Lokhart. Ndërkohë Xhërxhezhinki, sipas këshillës së Josif Stalinit, nxiti terrorin e kuq. Gazeta bolshevike, “Krasnaja Gazeta”, raportoi më 1 shtator 1918:”Ne do t’i kthejmë zemrat tona në çelik, do t’i ato mizore, në mënyrë që të mos depërtojë mëshira. Do t’i vrasim armiqtë tanë, qofshin qindra apo edhe mijëra. Le të mbyten në gjakun e tyre, për gjakun e Leninit dhe Uritskit, Zinovidit dhe Volodaririt, le të mbytet në gjak borgjezia – më shumë gjak, sa më shumë që të jetë e mundur!”.

Vlerësohet se në muajt që pasuan, 800 socialistë u arrestuan dhe u pushkatuan pa gjyq. Më 2 shtator 1918, gazetat bolshevike botuan në faqet e tyre të para zbulimin e një komploti anglo-francez, që përfshinte agjentë dhe diplomatë të fshehtë./Marrë më shkurtime nga Spartacus Educational- Bota.al

ma.nd.
Komento