Koncepti i atdheut në diasporën post-komuniste në arte, piktori Vaqarri sjell gjurmët e vendit në imazhe

Investigimi i konceptit të “atdheut”, si një aspekt i identitetit në diasporën post-komuniste shqiptare, përmes hulumtimit të bazuar në art është tema e doktoraturës së kritikut të artit Dashamir Vaqarri. 

Për kamerën e “Report tv” piktori Dashamir Vaqarri rrëfen se një doktoraturë e tillë jo vetëm që aplikohet për herë të parë nga një shqiptar në Universitetin e Darbit në Angli, por nuk ekziston as në vendet e tjera të Komitetit Europian dhe pjesët e tjera të Europës. 

Një doktoraturë e tillë në arte të bukura nuk ekziston në vendet e Komitetit Europian, qoftë edhe në vendet e tjera të Europës. Aplikimi i parë i kësaj lloj doktorature është aplikuar në Australi në vitin 1982, në shkrimin kreativ nga Greim Harper. Më vonë Këshilli për arte edhe hulmutime në Britaninë e Madhe vendosi që të aplikojë gjithashtu në formë performance ose instalacioni, ose skulpturë ose pikturë, e ndau në dy grupe; hulumtime bazuar në praktikë edhe hulumtime bazuar në stilet e praktikës.

Dashamir Vaqarri, piktor edhe kritik arti

Për temën e trans-nacionalizmit dhe konceptin e shtëpisë është hulumtuar në literaturën teorike, por shpesh mungojnë emocionet dhe introspekti, prandaj artisti shqiptar Dashamir Vaqarri ka zgjedhur, që të hulumtojë këto aspekte në studimin e tij të doktoraturës, duke e interpretuar vizualisht ndërmjet artit.  Prandaj studimi i artistit ndalet tek Anglia dhe Gjermania, dy vende në të cilat shqiptarët kanë emigruar, por edhe për shkak të eksperiencës personale që ai ka. 

Dashamir Vaqarri, piktor edhe kritik arti

Dashamir Vaqarri ka ekspozuar në një sërë ekspozitash në vende të ndryshme të botës, si tali, Japoni,Francë, Gjermani, Ceki dhe Angli. Aktualisht jep mësim në Shkollën e Lartë Popullore të Regensburgut.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale