Konflikt në Mat, i riu lyen me benzinë dhe i vendos zjarrin banesës së 30-vjeçarit (EMRI)

Konflikt në Mat, i riu lyen me benzinë dhe i vendos zjarrin banesës së 30-vjeçarit (EMRI)

Foto ilustruese

MAT-Një 27 vjeçar është arrestuar, pasi i vendosi zjarrin banesës së një personi pas konfliktit. Sipas policisë, Xhevahir Bala banues në Klos që u arrestua, mbrëmjen e djeshme ka shkuar tek banesa e F.S. 30 vjeç, banues po në Klos dhe me benzinë ka spërkatur dhe i ka vënë zjarrin derës hyrëse të banesës së tij.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti mes dy personave, por pa dhënë detaje, ndërsa nga rënia e zjarrit nuk ka pasur dëme as në njerëz dhe as materiale, pasi u ndërhy me shpejtësi.

Materialet proceduariale do të referohen në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” parashikuar nga Neni 151/3 e 22 i Kodit Penal.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë