Konflikti për pasagjerët në Fierzë, arrestohet djali i shoferit që qëlloi me armë banesën e konkurrentit

Konflikti për pasagjerët në Fierzë, arrestohet djali i shoferit që qëlloi me armë banesën e konkurrentit

Foto ilustruese

FIERZE-Policia ka arrestuar personin që qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së Lekë Ndout në fshatin Poran në datë 28 korrik, para dy ditësh. Ai është Elidon Peplokaj, djali i Tonin Pepkolajt. I riu qëlloi me armë zjarri drejt banesës së Ndout, pasi ky i fundit në datë 27 korrik qëlloi me armë drejt furgonit të Tonin Pepkolajt, i cili po kthehej nga Tirana në drejtim të Fushë Arrësit.

Konflikti mes Peplokajt dhe Ndout nisi për pasagjerët e linjës. Dy familjet kishin pasur edhe më herët një konflikt, pasi djali i Lekës ishte konfliktuar me Tonin Pepkolajn, po për pasagjerët e linjës. Ndërkohë që në pranga ka rënë edhe Lekë Ndou, që nisi konfliktin duke qëlluar drejt furgonit.

KOMUNIKATA E POLICISE
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 27.07.2018, në fshatin Poravë, Fushë Arrëz, ku shtetasi Lekë Ndou, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të mjetit me targa AA 982 MG, Policia ka kryer një sërë veprimesh për dokumentimin e ngjarjes si dhe kapjen e arrestimin e autorit.

Në vijim të veprimeve nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë të mbeshtetura nga strukturat e specializuara të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër bënë të mundur kapjen dhe ndalimin, si palë e dytë të këtij konflikti, pasi ka qëlluar me armë zjarri banesën e shtetasit Lekë Ndou, u arrestua shtetasi:- Elidon Pepkola, 30 vjeç, banues në fshatin Rajë, Bajram Curri.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar disa gëzhoja arme zjarri në vendin ku është qëlluar mjeti dhe disa të tjera tek banesa e shtetasit Lekë Ndou. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilesuese“ e mbetur në tentative dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 79/dh -22 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 30/07/2018 17:02

    Ne mungese te shtetit i cili ka linja udhetaresh me agjensi te rregullta gje qe ne nuk i patem kurrë keta 28 vjet pasi nuk kishte shtet, perfituan katunaret qe lanë arrat e u bënë furgonaxhinj. Këta te pashkolluar injorante i bënë pasagjeret per 28 vjet si tu donte qejfi.. Antishteti nuk por dhi per jetet e njerëzve, la jetët e tyre në duar fundërrinash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Barcelona 'prezanton' epokën Xavi 2, Laporta: Ekipi ka nevojë për stabilitet! Trajneri: Kemi harmoni me presidentin dhe Decon

Barcelona 'prezanton' epokën Xavi 2, Laporta: Ekipi ka nevojë për stabilitet! Trajneri: Kemi harmoni me presidentin dhe Decon