Konflikti për pronësinë/Vret me armë zjarri ish-kryetarin e fshatit në Skrapar, arrestohet autori

Gjatë mëngjesit të sotëm, rreth orës 09:40 policia ka bërë të mundur arrestimin e Fatmir Cenaj, 58 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Poliçan. Pas një konflikti për pronësinë 58-vjeçari ka qëlluar më armë zjarri  ish-kryetarin e fshatit, shtetasin me iniciale Jonuz Banaj, banues në Rehovë, Poliçan. Ish-kryetari i fshatit ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë shërbimet e policisë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë kapjen dhe arrestimin në kohë rekord të autorit i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56.
Shtetasi i plagosur u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar. por nuk ka arritur t'ju shpëtojë plagëve të marra, dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Autori ngjarjes ka deklaruar në polici se ai ishte në mal me bagëti kur është konfliktuar me viktimën, autori është shprehur se prona e cila u bë dhe shkaku i sherrit mes tyre, ishte e tij dhe e kishte me letra. Autori ka shprehur se pasi janë konfliktuar me fjalë, ai ka është larguar për në shtëpi, ku ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi viktimën.
Viktima Jonuz Banaj ka marrë një plumb në qafë, por edhe pse është transportuar me helikopter drejt Tiranës nuk ka mundur t’ju shpëtojë plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



(Momenti i arrestimit të 58-vjeçarit, dhe arma e krimit)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja