Flet Rektori i UT, Mynyr Koni: Ja kuotat dhe tarifat

Të gjithë maturantët që duan të aplikojnë në Universitetin e Tiranës kanë 6211 kuota të lira. Rektori Mynyr Koni në një dalje për mediat bëri me dije se kriteret e pranimit, kuotat dhe tarifat janë të pandryshueshme nga viti i shkuar.

KRITERET

Nga data 30 korrik deri më 4 gusht të gjjithë maturantët e vendit kanë 6 ditë kohë për të plotësuar formularin A2 duke aplikuar për në universitete në 10 preferenca. Rektori Mynyr Koni bëri me dije dje kriteret e pranimit në universitete. Sipas tij kriteret janë të kategorizuara në tre komponentë bazë, mesatarja e 3 viteve të shkollimit, mesatarja e provimeve të maturës shtetërore që përbëjnë 50 përqind të pikëve, ndërsa pjesën tjetër e kanë grup lëndët sipas specifikave të programit. “Sipas udhëzimit deri në datën 4 gusht është periudha e aplikimeve për raundin e parë. Studentët të konsultohen sipas dhjetë preferencave. Më 10-12 do të bëhet regjistrimi. Jini të qetë. Bëni përzgjedhje të kujdesshme.

Mynyr Koni

KUOTAT

Mynyr Koni ka deklaruar se kuotat në Universitetin e Tiranës janë të njëjtat me vitin e shkuar. Ai ka deklaruar se universiteti i Tiranës këtë vit ka gjithsej 6211 kuota pranimi.

5545 kuota janë për maturantët e Shqipërisë, 179 kuota janë për trojet, pra për shqiptarët që vijnë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva etj, 41 kuota janë për shtetasit e huaj, 179 kuota janë për kategoritë e veçanta, 170 për transferime dhe 97 për ata që duan fakultete të dyta.

Mynyr Koni

Rektori ka sqaruar edhe çështjen delikate të pagesës për vitin e ri shkollor që duhet të bëjë studentët. Koni është shprehur se tarifat në të gjitha degët e Universitetit të Tiranës mbeten të pandryshyshme. Rektori Koni bën me dije tarifat sipas fakulteteve.

Edhe për këtë vit të ri akademik, kuotat e tarifave të studimit nuk do të ndryshojnë, ato do të variojnë nga 25 mijë lekë që janë Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Fakultteti i Gjuhëve të Huaja, 30 mijë lekë Fakulteti i Histori Filologjisë, 35 mijë lekë Fakulteti i Ekonomisë dhe 40 mijë lekë Fakulteti i Drejtësisë dhe i Shkencave Sociale.

Mynyr Koni

AKREDITIMI

Lidhur me akredimit të Universiteti të Tiranës, rektori Koni tha se brenda shtatorit mbarojnë të gjitha procedurat përkatëse, ndërsa statuti i ketij univesiteti është në fazën finale dhe brenda shtatorit pritet miratimi.

RAPORTI I MINISTRISË

Lidhur me projekt raportin e ministrisë së Arsimit në të cilën konstatoheshin shkelje të Mynyr Konit, rektori i Unniversitetit të Tiranës tha se: “Titullari i institucionit, rektori e ushtron kompetencat e tij kudo që ndodhet. Në këtë aspekt janë parashikuar të gjitha detyrimet. Nuk ka rëndësi fare vendodhja se ku mund të jetë ai vazhdon dhe kryen funksionet.” tha rektori I UT, Mynyr Koni.

Rektori Koni tha se i ka shprehur me shkrim qendrimet e tij dhe pa u shprehur ministria nuk do të japë komentin e tij.

PAGESAT NË UNIVERSITETIN E TIRANËS

Fakulteti i Shkencave të Natyrës 25 mijë lekë

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja 25 mijë lekë

Fakulteti i Histori Filologjisë 30 mijë lekë

Fakulteti i Ekonomisë 35 mijë lekë

Fakulteti i Drejtësisë 40 mijë lekë

Fakulteti i Shkencave Sociale 40 mijë lekë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite